Për të shuar çdo dilemë, G-Bani publikon pamjet e të atit në spital

G Bani ka ndarë ditën e sotme një foto të babait të tij në spital.

“Babi Ndoi, me dt 04 Mars në Chelsea & Westminster Hospital. Publikoje më tha nëse don, nuk ka problem. Po e publikoj Babush. I a kam për detyrim moral produksionit. Që nuk mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët e orëve të vona, për fajin tim.”

Me këtë mesazh, G-Bani tregon se babai i tij i ka dhënë leje për ta publikuar fotografinë dhe se ai e ka bërë këtë si një detyrim moral ndaj produksionit të “Big Brother VIP”, për të shuar dyshimet dhe spekulimet që qarkulluan pas daljes së tij nga shtëpia.

Në fund, ai ironizon ata që dyshuan për arsyet e vërteta të largimit të tij, duke i quajtur “konspiracionistë të orëve të vona”.