“Po me del zemra…”, Egli merr një surprizë të veçantë nga Kosova

Pas ditëve të vështira dhe me lot të Eglit ndërkohë që Gjesti nuk i fliste, duket se ka ardhur momenti i gëzimeve për Eglin.

Mbrëmë ajo është pajtuar me Gjestin dhe dyshja kanë fjetur pranë njëri-tjetrit.

Ndërkohë një gjë tjetër shumë e bukur ka ndodhur sot në mëngjes për Eglin.

Një dron me foton e saj dhe flamurin e Kosovës ka ardhur për këngëtaren, ndërsa krahas fotos shkruhej: “Kosova të do, me ty deri në fund. Forca Egli”

Egli emocionuar shumë dhe ndër të tjera është shprehur: “Po më del zemra vendit…”