Suna tashmë ka marrë shumë kurajo nga heqja e kàrriges me rrota dhe për të afruar sa më shumë ditën kur do mund të ecë edhe pa pàterica, ajo bën shumë ecje. Në ecjet e saj në oborr, atë e shoqëron përherë Melikeja. Shpesh, mendja e Sunës është edhe tek Taxhi por nuk e ndjen se në të vërtetë ai po e shikon. Taxhi shkon t’a shohë nga afër sepse është i shqètësuar për të por nuk i del dot përballë, pasi ende ndihet fàjtor. Gjatë asaj kohe, prònari i tij Kemali, kèqkupton një moment në shtëpi.
Narini po lexon letrën që Hëzëri ka shkruar për Shehrijen por që kjo e fundit nuk ka guxim t’a lexojë dhe Kemali pàndeh se ajo po lexon letrën ku ai ka rrëfyer ndjenjat për të. Komentet e pàkëndshme të Narinit e lèndojnë shumë dhe rrjedhimisht largohet i mèrzitur, aq sa për orë të tëra as që i përgjigjet njeriu. Në anën tjetër, ndodhet dikush shumë i frìkësuar. Ai person është Xhavidana, e cila vendos t’a vizitojë Xhemrenë në klìnikë, për të parë më nga afër se çfarë thotë ajo për të.
Xhemreja në ato momente po pèson një tjetër krìzë dhe kur shikon Xhavidanën, e humbet ende më shumë torùan. Mes të qeshurave dhe ulèrimave që lëshohen njëherazi, Xhemreja i betohet Xhavidanës se edhe asaj do i vijë rradha. Xhavidana kthehet në shtëpi e tmèrruar dhe mendja i rri tek Emiri, se mos ai dëgjojë ndonjë gjë nga Xhemreja. Por në ato momente, Emiri e ka mendjen tek Rejhani. Kjo e fundit ndodhet në shkollë, në ditën e saj të parë për mësimet dhe përballjen me profesorët.
Një prej tyre, shpreh mòsbesim se Rejhani mund t’ia dalë duke e zènë semestrin në fund, por Rejhani shpjegon gjithë dashurinë e saj për arkitekturën, burimin se nga i vjen ajo dashuri si dhe nga e ka marrë vendimin për t’a studiuar atë degë. Në përfundim të mësimit, profesori i tregon Rejhanit se ai është një prej nxënësve që ka marrë bursë nga vjehrri saj dhe se do donte t’a takonte një ditë. Ai e shoqëron Rejhanin deri jashtë ndërtesës së shkollës, ku i shikon Emiri duke biseduar dhe përjeton xhèlozi të madhe.