Kumru arrin të futet brenda në shtëpinë e së motrës, vetëm ndërmjet ftesës së Kemalit, pasi vetë e motra, Narini, nuk e fton dot sepse as që i flet dot, qoftë edhe një fjalë. Pasi futen brenda, Kemali i lë të vetme.
Kumru përpiqet të jetë emocionale duke aktruar me lot të rremë, duke përmendur jetesën e saj të vështirë dhe duke shpresuar që të përfitojë sadopak nga pasuria që gëzon Narini por kjo e fundit nuk flet fare.
Para se t’u largohet nga shtëpia, Kumru merr fshehurazi kartën e punës së Kemalit ku shkruhet numri tij personal. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Emiri, që nuk pranon assesi t’a prekë me dorë fëmijën e tij.
Djali i porsalindur i kujton vetëm vdekjen e Rejhanit, ndaj dhe mbyll me çelës edhe dhomën që dikur ka përgatitur bashkë me Rejhanin, që askush të mos futet brenda, as fëmija tij.