Shehrija ia lëshon vendin nënës së Narinit që ajo t’ia krehë flokët së bijës por Narini nuk e di. Munevveri përpiqet t’ia ndjejë aromën dhe teksa Narini flet duke menduar se po hapet me Shehrijen, Munevveri përlotet e tëra.
Atë moment unik do e prishë Kumru me xhelozinë e saj. Por xhelozia saj shkon edhe tek Kemali. Në atë moment, ky i fundit ndodhet në mbledhje me doktorin e Narinit, i cili nuk jep fare shpresa për rastin e saj, sado që e ka studiuar.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Ferideja me Reshitin, që nuk i hiqet qafe edhe pse ajo ia kërkon me shumë përulje që t’a lërë të qetë. Emiri i shikon duke biseduar dhe menjëherë e grushton Reshitin, sepse pandeh që po e bezdis Feridenë për shkakun e tij.
Reshiti mbrohet duke gënjyer se gjoja janë në një lidhje dashurore me njëri tjetrin, gjë Emiri e beson menjëherë por edhe e quan Feridenë pa karakter. E lënduar pafund, Ferideja paketon valixhen e saj për t’u larguar.