PREMTIMI/ Emiri dhe Rejhani shòkohen nga vendimi i prokùrorit

Erhani lë çdo gjë pas shpine me një letër të vetme, në të cilën Ojës i shkruan se respekti për të vijon të jetë maksimal por megjithatë i duhet të largohet. Teksa e lexon, më e shòkuar dhe e zhgènyjer se kurrë më parë, Oja qàn me dènesë dhe përqèsh faktin që ai i ka përmendur respektin. Ashtu si Oja, as Kemali dhe as Shehrija nuk e kuptojnë këtë veprim kaq të paprìtur, kur vetëm pak çaste më parë ai po konsumonte mëngjesin me të gjithë. Narini ndërkohë, ndjen shumë kèqardhje për Ojën.

Pavàrësisht lòtëve që Oja po derdh, Narini është e bindur se po bën më të mirën për të, ndaj dhe nuk ndërhyn për të treguar të vërtetën. Paralèlisht, Rejhani me Emirin po përballen me një shòkim shumë të madh, sepse përballë u del pròkurori që u thotë se Rejhani nuk e ka të lejuar të largohet për në shtëpi por do rikthehet në qèli, sepse është dhënë një vendim i dytë për të. Emiri i tmèrruar përpiqet t’a bindë se tanimë, qèlia është një vend shumë i rrezìkshëm për Rejhanin, por më kòt, ai nuk bindet.

Me lòt në sy, Rejhani zgjat duart për t’ia vënë pràngat dhe ashtu largohet nga Emiri, për t’u rikthyer në qèli. Lajmi i ribùrgosjes së saj, mbërrin edhe në shtëpi. Përveç Xhavidanës që e ka shkaktuar atë ribùrgosje, të gjithë të tjerët mèrziten, përfshirë edhe Gylsymin, ndonëse ajo ishte pjesë e planit të bùrgosjes së parë. Xhavidana, e lumtur, del nga shtëpia për t’u takuar fshèhurazi me Talazin, nga i cili do mësojë se si ai ka arritur t’a mundësojë ribùrgosjen e Rejhanit, pasi njëherë u dha vendimi i gjýkimit të saj në gjendje të lìrë.

Shkurtimisht, Talazi tregon se i ka paguar me para të gjitha gratë e qelìsë së Rejhanit, që ato të jepnin deklaratë kùndër saj dhe pro Nebahatit, prandaj kur Rejhani shkon në qèli, të gjitha i qëndrojnë larg, duke u ndjerë të tùrpëruara nga ajo, ndërsa Nebahati vjen kryelartë. Haxheri është e vetmja që i shkon pranë Rejhanit, për t’i kërkuar shumë falje për gjithë tràdhtinë që i shkaktoi por betohet se nuk do e kishte bërë kurrë po të mos kishte qenë për  nënën e saj të sëmùrë e të rrèmbyèr nga Nebahati, gjë që Rejhani e mirëkupton.