PREMTIMI/Emiri fsheh Feridenë në dhomën e tij

Nëna e Narinit dhe Kumrusë, zonja Munevver, nis të dyshojë mbi vajzën e saj, se mos ka gisht në aksidentimin e Narinit. Për këtë, ajo e merr në pyetje Kumrunë por Kumru përveçse e mohon, edhe e fajëson nënën e saj që dyshoi tek ajo.

Megjithatë, Munevveri gjen në telefonin e Kumrusë fotografinë e saj ku mban të veshur fustani e nusërisë së Narinit dhe bindet se ajo ka faj. Paralelisht, Narini zgjohet me një surprizë nga Kemali që vetëm mendon për të.

Ai ka krijuar një sistem të atillë në shtëpi që Narini të orientohet shumë më lehtë dhe të mos lëndohet gjithashtu. Gjesti tij e bën aq të lumtur Narinin saqë ajo pranon edhe t’i bjerë pianos, siç ka bërë përpara.

Në anën tjetër, Emiri dërgon Feridenë në spital dhe për fat ajo ka shpëtuar me pak por megjithatë, Emiri i kërkon të qëndrojë e fshehur në dhomën e tij që askush të mos ia shohë plagën, pasi mendon se djaloshi që e hodhi në tokë, e ka bërë vetëm për faktin që është ndeshur me të, me Emirin.