Shehrija dhe Hëzëri kuptojnë se planet e tyre nuk po funksionojnë, ndërkohë që nuk e vërejnë se Oja po përpiqet kundër planit që ato kanë dhe po bën maksimumin për t’a afruar Pelinin me Kemalin, aq sa edhe ia thotë asaj.
Pelini ndihet e turpëruar dhe i kërkon Ojës të mos e përfshijë në atë kornizë fare. Sakaq, Narini shqetësohet për Kemalin që nuk është mirë me shëndet por ai nuk e lejon aspak që t’ia masë temperaturën apo të kujdeset për të.
Ndërsa në anën tjetër ndodhet Emiri, i cili ndan hallin me babanë e tij të paralizuar, derisa merr një ftesë nga nëna tij e qumështit dhe sëbashku me Rejhanin shkojnë pranë saj. Ashtu si përherë, ajo është pozitive me të dy.
Megjithatë, Rejhani vijon të kundërshtojë për abortim. I zënë më ngushtë se kurrë, sapo kthehen në shtëpi, Emiri i kërkon Rejhanit të zgjedhë mes tij dhe fëmijës së tyre dhe kështu, e shokon atë si kurrë më parë.