Songyli bën çdo gjë për t’a ngacmuar sa më tepër Emirin, derisa ia del. Në tryezën e ngrënjes, pasi Semihu merr shumë lëvdata, ai merr edhe një punë në ngarkim, sëbashku me Feridenë.
Nga xhelozia se ato do largohen vetëm për vetëm, Emiri fillimisht shtrëngon gotën e çajit derisa e thyen, më pas sajon një punë të kotë në kompani, të cilën e prezanton si emergjente, në mënyrë që Ferideja të shkojë në kompani me të.
Semihu e kupton arsyen e vendimit të Emirit por nuk reagon aspak. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali, i cili kupton çdo gjë që ka ndodhur së fundmi, kur dëgjon Kumrunë që pranon dashurinë që ndjen për të.
Sapo ndodhen vetëm për vetëm, Kemali e ballafaqon, e kritikon si mos më keq dhe i kërkon të gjejë një mënyrë të besueshme për t’a bindur Narinin se do të largohet nga shtëpia, Kumruja vetë, sëbashku me nënën e saj.