PREMTIMI/ Emiri mëson një të fshèhtë të babait të tij

Kemali telefonon Narinin dhe i kërkon që të shkojë në kompaninë e tij, pasi prej aty do shkojnë në një takim me mësuesen e Masallit. Narini niset menjëherë por kur mbërrin, Erhani i del përpara. Ai, si në çdo herë, ngulmon për t’i shprehur dashurinë që ndjen dhe shpresat që ka se një ditë do jenë sërish bashkë. Narini i përgjigjet si mos më kèq, me ashpèrsi shumë të madhe por edhe me zë të ngritur, derisa Kemali u shkon pranë. Ajo frìkësohet shumë se mos ai ka dëgjuar gjë, por për fatin e saj, Kemali nuk ka dëgjuar asgjë konkrete.

Pas takimit me mësusen e Masallit, ato të dy vendosin të bëjnë një piknik me të gjithë familjen. Sëbashku me Ojën, Shehrijen, Masallin dhe Taxhin, ato kalojnë një piknik mëse të bukur, me të qeshura, lojëra e hare. Oja shikon që në mesin e tyre, vetëm Taxhi është i mèrzitur, prandaj vendos të telefonojë Sunën e t’a ftojë atë në mesin e tyre. Pavàrësisht ftesës së ëmbël të Ojës, Suna refuzon. Sakaq, në anën tjetër, Emiri po rregullon disa dòsje të lënë përgjysëm nga babai i tij Hikmeti, kur një kàrtëvizitë bie në tokë.

Emiri shikon me shumë çudi që ajo kàrtë i përket një dètektivi, ndaj dhe vendos t’a telefonojë, që të mësojë se çfarë pune ka pasur të lënë përgjysëm babai tij me një dètektiv. Personi në anën tjetër të telefonit, detèktivi, përgjigjet pa hezituar dhe sapo mëson se kush është Emiri, ai përgjigjet edhe për çështjen që ka pasur të ngarkuar nga Hikmeti. Detèktivi tregon se Hikmeti e ka marrë në punë për të gjetur Gylsym Bollatin. Emri i Gylsymit bie si bòmbè për Emirin, që nuk e mendonte kurrë se motra e Rejhanit mund të ishte gjàllë.

Mëse i shòkuar, ai e pyet nëse është i bindur që Gylsymi jeton, dhe dètektivi e pohon. Fshèhurazi nga Rejhani, Emiri i kërkon detèktivit që të takohen. Emiri e bën takimin fshèhurazi sepse nuk do që Rejhani të mbushet me shpresa për diçka aq të madhe, që ndoshta nuk rezulton të jetë e saktë. Ai nxiton për në kompani, ku do takohet me detèktivin, ndërsa Rejhani qëndron në shtëpi. Ajo vëren se Nigari nuk është siç është gjithmonë, ndaj i bën një kafe dhe e pyet çfarë po e shqètëson, por Nigari refuzon të flasë.