Narini qëndron përballë Ojës që dridhet e tëra nga nèrvozizmi teksa përsërit mes lòtësh, se Erhani ka qenë i dashuruar pas saj por pandeh se Narini nuk e ka lejuar dashurinë e tyre të zhvillohej. Sipas Narinit, që ndjen aq keqardhje, Oja duhet të marrë një ndihmë profesionale nga një klinikë e shëndetit mendor, gjë që Oja e refuzon në mënyrë të prerë. Ajo largohet për në dhomën e saj dhe pasi qàn me dènesë për Erhanin, telefonon gjyshin e Masallit, për t’i ofruar atij bashkëpunimin e saj.
Dëshira për hàkmarrje ia errèson aq shumë sytë saqë ajo është e gatshme të rrezìkojë e të sakrìfikojë edhe kujdestarinë e Masallit. Mëngjesin e të nesërmes, Kemali gjen Narinin duke mbajtur në duar kutinë e unazës me të cilën ai i propozoi. Për shkak se ndihet në siklet, Narini menjëherë e justifikon veten duke thënë se kutia kishte rënë në tokë dhe ajo thjesht e mori. Por, biseda tyre nuk zgjat dot më gjatë, për shkak të një trokitjeje në derë. Pa e pritur fare, atyre u del përballë avòkati i çështjes së kujdestarisë së Masallit.
Ai i lajmëron se në gjyqìn që do zhvillohet vetëm dy ditë më pas, gjyshi i Masallit do vijë me një dëshmitar të fshehtë, që do dëshmojë kundër tyre, gjë që i shòkon të dy. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, që rikthehet në shtëpi dhe gjen një familje të tërë që kujdeset maksimalisht për të, përveç Xhavidanës. Ajo hiqet si shumë e merakosur por askush nuk e beson, ndërsa Gylsymi, e ngàcmon në mesin e të gjithëve, duke e pyetur se çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj që duket shumë më ndryshe.
Pyetjen e Gylsymit e bëjnë të gjithë, ndërsa Xhavidana thotë se ka pasur një alergji. Ajo kthehet në dhomë e stresuar, për t’u stresuar ende më shumë nga një tjetër telefonatë anonime e Xhemresë, që zgjedh t’a trèmbë në të njëjtën formë si më përpara e më pas të mbyllë telefonin pa e marrë vesh Xhavidana se kush ishte. Sakaq, një telefonatë të paprìtur do marrë edhe Emiri. Drejtori i spìtalit e lajmëron se kanë zbuluar që laboranti i tyre kishte diplomë fàlse dhe ekziston mundësia që çdo analizë që ka nxjerrë ai, përfshirë ADN-në e Gylsymit me Rejhanin, mund të jetë analizë e gàbuar.