Fytyra e Xhavidanës nis të bëhet shumë keq, për shkak të hèlmit që Gylsymi i ka hedhur brenda në ilaçe, fshehurazi. Përveç acàrimit që i shkakton, atë e mbulojnë aknet gjithandej, aq sa ajo ka tùrp t’u dalë të tjerëve përpara. Në dhomën ku ndodhet Hikmeti, ajo qëndron duke tentuar të vendosë një kapele me strehë që t’a mbulojë sa më tepër. Hikmeti i paralìzuar,e ka shikimin të ngulitur tek ajo, gjë që do e acàrojë ende më shumë Xhavidanën, aq sa ajo humbet tòruan dhe nis t’a gòdasë teksa i kërkon të mos e shohë.
Ndërkohë, djali i saj Emiri ia ka ngulitur shikimin Rejhanit dhe Gylsymit, duke ndjerë kèqardhje paraprake për përgjigjen e analizave të ADN-së. Teksa qëndron pranë tyre, Zaferi i sjell zarfin që vjen në emër të tij dhe Emiri e hap në fshehtësi, pa i treguar njeriu se çfarë zarfi i ka ardhur. Përgjigjet e sakta të analizës së ADN-së, tregojnë se Rejhani dhe Gylsymi, nuk kanë asnjë lidhje gjàku me njëra tjetrën. Përgjigja e asaj analize bie si bòmbè mbi Emirin, i cili nuk di si të veprojë e si t’ia thotë të vërtetën Rejhanit.
Për një çast, ai e mbledh gjithë guximin e tij dhe i shkon pranë me qëllimin për t’i treguar se si qëndron e vërteta por sapo hap gojën të flasë, në dhomë futet Gylsymi, merr me përqafime e puthje Rejhanin dhe ai sërish nuk thotë dot asgjë, sepse ato po flasin për fòshnjën dhe Gylsymin si “tezen” e fòshnjës që ato po presin. Sakaq, në anën tjetër ndodhet xhaxhai i Emirit, Kemali. Ai, sëbashku me Narinin, bëjnë maksimumin për lumturinë e Masallit, të cilës nuk i hiqet buzëqeshja nga fytyra për sa kohë që është pranë tyre.
Buzëqeshja e Masallit sjell buzëqeshje edhe tek Kemali e Narini, derisa kësaj të fundit, ia shùan buzëqeshjen Oja, duke i treguar veçmas se ajo është dëshmitarja e fshehtë për të cilën ka lajmëruar gjyshi i Masallit. Ajo betohet se nuk do e lejojë Narinin të bëjë rolin e nënës para Masallit dhe nëse ajo nuk heq dorë nga martesa me Kemalin, atëherë as Oja nuk do heqë dorë nga dëshmia kundër tyre. Fjalët e saj e frìkësojnë pa masë, ndaj dhe nuk bën lojëra por që nga ai moment, i largohet Kemalit, pa i shpjeguar se çfarë e ktheu sjelljen e saj në atë lloj ftohtësie.