Xhavidana nuk heq dorë nga plani i saj dhe si etapë e rradhës, ajo duhet të shkojë në dhomën e Hikmetit, të híqet sikur po derdh lòt nga péndimi që ndjen për të gjitha gàbimet që ka bërë më herët, të kërkojë falje nga Hikmeti që nuk ka qenë një bashkëshorte e denjë për të dhe të theksojë që sa më shumë që plaket, e ndjen ende më shumë nevojën e familjes. Të gjitha këto i realizon dhe Emiri madje e dëgjon, ashtu siç ajo donte, por nuk ndërhyn aspak. Ai shkon pranë Rejhanit dhe teksa qëndron me të, rikthen në mendje bëmat e Gylsymit.
Edhe pse Rejhani nuk është fare në dijeni të bëmave të Gylsymit, Emiri gjen guximin t’i thotë se nuk e kupton se si dy motra mund të jenë kaq të ndryshme nga njëra tjetra. Rejhani nuk e kupton por Emiri ia shpjegon me disa tipare kàrakteriale të përgjithshme dhe biseda mbyllet me aq. Shòkimi i vërtetë do jetë vetëm pak më vonë, kur Emiri bie prè e rrèngut të nënës së tij që híqet sikur po merr me të mira Gylsymin që po i ulèret. Tanimë do jetë Emiri ai që i ulèret Gylsymit dhe kërkon nga ajo që t’i kërkojë falje menjëherë Xhavidanës.
Rejhani nuk shikon dhe nuk dëgjon asgjë, përveç momentit kur Gylsymi thotë se po i kërkon falje edhe pse nuk i bëri asgjë. Në anën tjetër, ndodhet xhaxhai i Emirit, Kemali, i cili lèndon ende më shumë Narinin kur fshin të gjitha fotografitë dhe videot e saj në kompjuterin e shtëpisë. Narini shkon të shikojë në zyrën e tij nëse letra e saj ndodhet ende aty dhe kur nuk e gjen, mendon se ai e ka hèdhur në mbèturina por në të vërtetë ajo letër thjesht ka rënë në tokë. Në drekimin e tyre familjar, do bashkohet edhe Erhani.
Ai gjen si jùstifikim një krem që ka sjellë dhuratë për dhembjen e Shehrijes në shpinë dhe ajo e falenderon pafund. Të vetmit persona që nuk e duan Erhanin aty, janë Narini dhe Masalli. Kjo e fundit, e shikon pak më vonë duke lexuar një letër nga zyra babait të saj. Ajo është letra e Narinit dhe Erhani e fut në xhaketën e tij, duke pàndehur se nuk e ka parë njeri. Por Masalli nuk qëndron duarkryq. Një një moment kur nuk po e shikon njeri, ajo e merr letrën dhe e rikthen në zyrë por tanimë letra nuk ka më vlerë pasi Narini i tregon Kemalit se ka vendosur që atë javë të largohet.