Kemali e fton Narinin në kompani, duke i thënë se u duhet të takohen me mësuesen e Masallit, por para se të takojë Kemalin apo mësuesen, Narini përballet me Erhanin. Ato të dy debàtojnë sepse Narini ngulmon që ai duhet t’a lërë të qetë, ndërsa Erhani ngulmon se ajo duhet të bindet në dashurinë e tyre. Kemali e ndërpret atë dèbat me ardhjen e tij por nuk flet fare, gjë që e frìkëson Narinin se mos ai ka dëgjuar gjë. Teksa përgatiten për të shkuar në takimin me mësuesen, Narini kupton se Kemali nuk ka dëgjuar asgjë.
Pas atij takimi që kalon fare mirë dhe pa incìdente, Kemali me Narinin ftojnë gjithë familjen e tyre në një piknik spontan, për të hedhur pas krahëve gjithçka që ka kaluar së fundmi, secili prej tyre. Ato luajnë e qeshin, mëse të lumtur, përveç Taxhit. Mendja e tij është tek Suna, gjë që Oja e kupton ndaj dhe e telefonon Sunën për t’i kërkuar t’u bashkohet, por ajo e falenderon dhe refuzon. Ndërkohë nipi i tyre, Emiri, gjen fare rastësisht në kutinë e punës së babait të tij, një numër detèktivi.
Ai çuditet dhe dëshiron të mësojë përse babai tij ka punësuar një njeri të tillë, ndaj dhe e telefonon numrin që shikon në kàrtëvizitë. Përtej telefonit, dètektivi i tregon hapurazi se ai ka qenë i ngarkuar me detyrën për të gjetur Gylsym Bollatin, që është motra e Rejhanit. Emiri shòkohet i tëri dhe i thotë se ajo ka vdèkur por dètektivi shpreh bindjen e tij se ajo jeton, por duke qenë i paguar nga Hikmeti, ai e ka lënë punën kur Hikmeti është aksìdentuar, është paralìzuar dhe rrjedhimisht nuk e ka paguar dot më.
Emiri i kërkon menjëherë që të takohen dhe ndërkohë, sigurohet që Rejhani të mos e dëgjojë. Ai i drejtohet kompanisë për t’u takuar me të, në mënyrë që kërkimet t’i vazhdojnë njëherazi, për të fituar kohë. Rejhani gjatë asaj kohe qëndron në shtëpi. Ajo vëren gjendjen e Nigarit, që dukshëm, po përjeton një strès shumë të madh. Prandaj, i përgatit asaj një kafe dhe ulet t’a pijë bashkë me të. Nigari e falenderon por sado që Rejhani e pyet nëse ka ndonjë pròblem, ajo sërish e mohon.