Kemali vijon të mbajë qëndrim para Narinit, duke pàndehur se buqeta luleve ka ardhur për të dhe se ajo ka dikë që po e pret jashtë atyre mureve. Të vërtetën, ai do e mësojë njëherazi me Narinin, kur në derë të trokasë një i moshuar, që shkakton alivànosjen e Shehrijes sapo ajo e shikon. E pànikosur, Narini kujdeset për dhe arrin t’a kthejë në vete por edhe pse vjen në vete, Shehrijes nuk i shùhet aspak mllèfi që ka për të moshuarin që vetëm ajo e njeh. Nga e folura tij, Narini dhe Kemali dallojnë menjëherë se ai vjen nga zona e Shehrijes.
Ndërsa nga dëshira saj e shprehur për t’a vràrè atë, kuptojnë se në rini, ai e ka bràktisur Shehrijen dhe është larguar pa gjurmë. Megjithatë, i moshuari ka versionin e tij të historisë, gjë që do e rrëfejë vetëm para Kemalit, që e merr në oborr për të biseduar, në një kohë që Narini qëndron brenda me Shehrijen dhe dëgjon versionin e saj të historisë. Të katërt në forma të ndryshme, përlòten nga historia e papërfunduar e dashurisë. Në anën tjetër, familja e vëllasë së Kemalit, po përlòtet e tëra.
Në shtëpi vjen Suna, për herë të parë që prej shtrimit të saj në klìnikë dhe ajo ardhje, do jetë ndryshe nga çdo herë tjetër, sepse Suna nuk ulet në kàrrigen e saj me rrota. Ajo qëndron në këmbë, e mbështetur në pàterica dhe duke shkaktuar lòt të sinqertë tek secili prej tyre, edhe tek Xhavidana. Mes familjarëve, Emiri përlòtet për herë të parë në prezencë të të tjerëve, gjë që është e re dhe për Rejhanin vetë. Ajo ia fshin lòtët me duart e saj dhe lehtë në vesh, i thotë për herë të parë me fjalë, se e dashuron shumë atë.
Teksa Emiri përjeton emocione të rralla, familja tij futet brenda, ndërsa Hikmeti, për herë të parë lëviz njërin prej gishtërinjve të tij, që është shenjë e madhe se ka shpresa për përmirësim në shëndet. Suna ndan shumë kohë për të folur para tij, edhe pse Xhavidana i kërkon të qëndrojë pranë saj. Pas një monologu të gjatë dhe emocional që bën para Hikmetit, Suna shkon në dhomën e saj, ku do e vizitojë hallë Oja. Me kokën poshtë, Suna kërkon nga Oja që ajo të ndërhyjë tek xhaxha Kemali që ai të mos nèvrikoset me Taxhin, pasi Taxhi nuk ka asnjë fàj në atë mes.