Emiri vendos të mos i tregojë asgjë Rejhanit mbi deklaratën që ka bërë Xhemreja, prandaj Rejhani vazhdon e qetë të studiojë për në shkollë. Gjatë studimit, ajo merr një telefonatë nga asistentja e një prej profesoreshave të shkollës, e cila vetëofrohet të jetë gjithmonë në dispozicion të Rejhanit, për çdo ndihmë që asaj do mund t’i nevojitet. Rejhani e mbyll telefonatën duke e falenderuar por në të vërtetë ndihet shumë kèq që ato po e trajtojnë në një formë të tillë, kaq të veçantë, vetëm për shkak të mbiemrit të saj.
E mèrzitur nga ajo situatë, Rejhani i shkon në zyrë Emirit, që ende po punon. Ajo i tregon se çfarë sapo ndodhi dhe duke theksuar se nuk do t’i bëjnë dallim nga studentët e tjerë, ajo i kërkon Emirit që të mos e dërgojë më ai në shkollë. Edhe pse e ka të vèshtirë, Emiri pranon, por Rejhani sërish ka një tjetër kërkesë. Tani, ajo kërkon që të mos e dinë të tjerët se janë të martuar me njëri tjetrin. Kërkesa e dytë i bie shumë rèndë Emirit por nuk gjen rrugë tjetër veçse të pranojë, duke vërtetuar edhe besimin që ka tek ajo.
Pavàrësisht se pranoi, Emirin nuk e zè gjumi gjatë gjithë natës, nga xhèlozia që e pùshton. Në anën tjetër ndodhet Kemali me Narinin. Ato të dy i zè gjumi atë natë, duke menduar për njëri tjetrin, por tòtalisht në heshtje, sepse asnjëri prej tyre nuk e gjen guximin për të shprehur atë që ka në mendje dhe në zemër, për personin reciprok. Ajo natë kalon me aq, ndërsa mëngjesin e të nesërmes, nga familja Tarhunëve vijojnë planet e frìkshme. Si shpeshherë, personi që po i bën planet, është Xhavidana.
Ajo paguan një person të posaçëm që të mund të futet në dhomën ku Xhemreja është e shtruar në klìnikë dhe duke u hèqur si mjèk, të mund të përdorë edhe pajisjet, ndërmjet të cilave, ai planifikon të përdorë elèktroshòkun, që t’i japë fùnd Xhemresë. Gjatë kohës që Xhavidana bën planet e vràsjès së një vajze, vajza e saj Suna vijon të ecë në oborr për të forcuar sa më tepër këmbët. Taxhi sërish shkon t’a vëzhgojë me admirim, por vetëm nga larg. Ai nuk e gjen dot guximin t’i afrohet Sunës por Suna e shikon dhe i afrohet e para atij.