Kemali është i mbledhur me gjithë familjen e tij në shtëpi dhe nis të gëzohet më shumë kur e shikon Ojën të buzëqeshur, pasi pandeh se ajo po shërohet nga lèndimi dhe fiksimi që Erhani i shkaktoi. Mirëpo, ai gabohet sepse buzëqeshja Ojës është vetëm që të mos lërë dyshime tek ai. Sapo gjen mundësinë e parë, Oja i shkon pranë Narinit, kur e gjen atë të vetme. Pasi sigurohet se nuk mund t’i dëgjojë njeri, Oja rinis nga kèrcènimet kundrejt saj, ndërsa Narini mbrohet duke i thënë se po vazhdon të qëndrojë pranë Kemalit për hir të Masallit.
Oja, e cila humbet torùan, fillimisht i thotë me bindje se nuk do e lejojë të bëjë rolin e nënës tek Masalli dhe më pas e trondit duke i treguar se është aq e vendosur, saqë është bërë dëshmitarja e fshehtë e gjyshit të Masallit. Narini përlòtet dhe i kërkon Ojës të kthjellohet por më kòt, Oja është e vendosur në planin e saj. Tanimë, Narini frikësohet aq shumë nga se çfarë është e aftë të bëjë Oja, saqë e merr parasysh kèrcènimin e saj dhe nga ai moment, nis t’i qëndrojë ftohtë Kemalit.
Kemali e vëren largimin e saj të menjëhershëm dhe disa herë e pyet nëse ka ndodhur diçka, por Narinit nuk i bën goja t’i tregojë se çfarë po bën Oja dhe si po e kèrcènon. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Emiri, që shikon me keqardhje gruan e tij duke qeshur me Gylsymin, sepse në mendje ka opsionin se Gylsymi mund të mos jetë motra e saj. Pritjes së tij plot ankth do i vijë fundi, sepse në shtëpi mbërrin zarfi që ka brenda analizën me përgjigjet e ADN-së së vajzave, Rejhani dhe Gylsymit.
Ankthi tij zëvëndësohet me mèrzi dhe kèqardhje, sapo lexon në letër se mes vajzave nuk është gjetur asnjë lidhje gjàku. I zènë ngushtë për t’ia dhënë një lajm të tillë Rejhanit që është shtatzènë, Emiri ngurron t’ia thotë. Në një çast, tenton edhe t’ia thotë por një e ulèritur ua ndërpret bisedën. Ulèrima vjen nga Xhavidana, e cila tmèrrohet kur shikon veten në pasqyrë, sepse hèlmi që i ka hedhur Gylsymi, i ka shkaktuar asaj puçrra gjithandej dhe ajo nuk i mbulon dot me asgjë por as nuk e pàdit dot Gylsymin.