PREMTIMI/ Emiri nuk e duron dot më Gylsymin

Narini gjen formën për të hapur derën e kyçur me çelës dhe të dy dalin jashtë por zemërìmi i Kemalit vetëm sa vjen e shtohet. Duke mos e duruar dot atë gjendje, Narini del nga shtëpia, për t’u takuar me Rejhanin në një kafene. Ajo e lë veten fare të lirë para shoqes dhe qàn me dénesë, ndërsa Rejhani përpiqet t’a ngushëllojë e t’ia lehtësojë gjendjen me fjalë të ngrohta, duke i premtuar se shumë shpejt do kalojë e gjithë ajo situatë e réndë. Gjatë kohës që Rejhani flet, Gylsymi vazhdon rolin e saj në shtëpi.

Sipas udhëzimeve të Xhavidanës, ajo, sapo shikon Emirin duke kaluar pranë dhomës së saj, vendos telefonin në vesh dhe híqet sikur po i thotë dikujt përtej telefonit se vjehrra e motrës së saj është një shtrígë e vërtetë. Si hap i planit, ajo kthehet nga ku ndodhet Emiri, mbyll telefonin me të shpejtë dhe kërkon falje nga ai, por Emiri sërish nuk i thotë asgjë. Vetëm pak çaste më vonë, Emiri do e ndryshojë rrjedhën e asaj situate. Hapi i rradhës në strategjinë e Xhavidanës, është shumë i réndë.

Gylsymi i ngre zërin muzikës në maksimum dhe sërish ulet me këmbë në divan, ndërsa Xhavidana bën sikur po i kërkon me butësi që ajo t’ia ulë paksa zërin. Emiri ndërhyn mes tyre për të krítikuar Gylsymin por edhe Xhavidana ndërhyn mes tyre, gjòja për t’a mbrojtur Gylsymin. Për t’a vazhduar bisedën me të, Emiri e thërret në zyrën e tij. Aty, i shpjegon se si sjellja e saj nuk është siç duhet të jetë por Gylsymi e jùstifikon veten duke thënë se ka qenë prej shumë vitesh e vetme dhe e ka harruar se si duhet të sillet në një familje.

Ai nuk e vazhdon dot më gjatë atë bisedë por me vete dyshòn se çfarë duhet të bëjë, gjë që nuk e flet aspak me Rejhanin. Paralèlisht, Narini del përballë Ojës dhe Shehrijes me lòt në sy, duke u kërkuar që të mos ndërhyjnë mes tyre pasi Kemali mérzitet ende më shumë. Kemali e dëgjon bisedën e tyre dhe u shkon pranë duke u folur shumë ashpèr teksa i urdhëron të mos i fusin hundët ku nuk u takon. Megjithatë, Oja nuk qëndron dot duarkryq. Ajo i sugjeron Narinit që t’i shkruajë një letër Kemalit ku t’i shprehë çdo gjë që mendon e ndjen dhe Narini e bën.