Oja endet nëpër shtëpi, mëse e mèrzitur dhe duke folur vetëm për Erhanin, prandaj Narini ndjen dètyrimin që t’a ndihmojë t’a kalojë atë situatë. Sipas planit të Narinit dhe Kemalit, ato të dy nisin të luajnë lojën e preferuar të Ojës, që ajo të jòshet e t’u shkojë pranë. Në këtë mënyrë, ajo do humbiste mendjen nga Erhani por ndodh e kùndërta, sepse Ojës i duket sikur ato po ia theksojnë dashurinë e tyre dhe po ia rikujtojnë që Erhani nuk e dashuroi atë mjaftueshëm sa për të qenë bashkë.
E trìshtuar, ajo shkon në dhomë dhe pak çaste më vonë, Narini vendos t’a kontrollojë se si është. Narini futet në dhomë duke trokitur dhe e thërret por Oja, e shtrirë në shtrat, nuk flet fare. Në dorë mban një kuti ilàçesh, që Narinin e pànikosin pasi mendon se ajo ka vràrè veten. Ajo ulèret duke thirrur emrin e Kemalit, i cili nxiton dhe e zgjon me fòrcë. Oja zgjohet dhe nèvrikoset që nuk e lanë të flinte, si dhe u thekson se për asnjë njeri në botë nuk do i jepte fùnd jetës së saj.
Në anën tjetër ndodhet Nebahati, në një takim në bùrg me Talazin. Ky i fundit, i jep udhëzimet e reja të planit që ka bërë, në shërbim të të cilit, Nebahati duhet të kthehet në qèli dhe të shfrytëzojë naivitetin e Rejhanit, për t’u pajtuar me të duke i kërkuar falje. Një më një, Nebahati bën ashtu siç i kërkon Talazi dhe arrin t’a fitojë faljen e Rejhanit. Pas atij momenti të lumtur për Rejhanin, Haxheri i dhuron lumturi të vërtetë, duke i treguar se nëna saj është gjetur dhe është futur në operacion.
Haxheri falenderon pafund Rejhanin dhe Emirin, duke u thënë se u ka bòrxh jetën. Paralèlisht, Emiri vazhdon me kërkimet për punonjësin e argjendarisë, i cili është pika kyçe për vërtetimin e pafàjësisë së Rejhanit. Adresën e shtëpisë ku ai po fshìhet, do ia japë Emirit Gylsymi. Kjo e fundit, dèbohet në mënyrë të ashpèr nga Xhavidana që nuk i jep as shumën e plotë të parave për të cilat kishin rënë dakord, prandaj, Gylsymi merr shkas ende më tepër për t’ia kthyer sadopak nderin Rejhanit dhe i jep Emirit adresën e shumëkërkuar.