Tèmperatura e Masallit do e sjellë sërish Narinin pranë saj, pasi përtej mllèfit me Narinin, Kemali ia beson të bijën, veçanërisht tanimë që ka mësuar se ajo është dòktoreshë vetë. Narini nuk e mjèkon pasi nuk ka gjërat e duhura pranë, por i tregon asaj një përrallë, teksa presin ardhjen e Erhanit, të cilin Kemali e telefonoi, duke e konsideruar si mjèkun e familjes tashmë. Përralla që Narini tregon, është e sàjuar në çast, vetëm e vetëm që të përçojë tek Kemali mesazhin e duhur, se përse ajo ia ka fshèhur të shkuarën.
Ashtu siç Narini donte, përralla jep efekt dhe Kemali pranon që të flasin. Në një shpjegim të gjatë, Narini zgjedh që t’a mbyllë duke ia lënë në dorë Kemalit qëndrimin apo largimin e saj, por Kemali thotë vetëm se mezi po e pret ditën e gjýqìt të Masallit. Biseda tyre do ndërpritet nga ardhja e Erhanit, i cili do kontrollojë vogëlushen dhe do i qetësojë të gjithë. Mirëpo, ajo vogëlushe, do shikojë rastësisht diçka që nuk e shikojnë të tjerët. I shkùjdesshëm nga xhelòzia, Erhani thýen një fotografi të Narinit pranë Kemalit dhe Masallit.
Masalli e shikon por nuk flet fare, me asnjë njeri. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Emiri me Rejhanin që sjellin në shtëpi Gylsymin dhe e prezantojnë atë edhe me pjesën e stafit, që Emiri të japë urdhërin e qartë se Gylsymi do jetë pjesë e asaj shtëpie, njësoj si të tjerët. Xhavidana e irrìtuar, e merr djalin e saj veçmas, që t’a bëjë të heqë dorë nga vendimi tij, që sipas saj, është një màrrëzi e madhe. Sado që Xhavidana përpiqet për këtë, ajo nuk ia del dot pasi Emiri është i vendosur t’a mbajë në familje, të vetmen familjare të Rejhanit.
Ato të dyja po bisedojnë gjithashtu veçmas, në oborr, ku Rejhani i tregon Gylsymit për shumë e shumë perìpecitë që dashuria saj me Emirin ka kaluar. Emiri e dëgjon me shumë krenari dhe për t’a gëzuar ende më shumë Rejhanin, i fton të dyja për në një surprizë. Surpriza do jetë vajtja në fshatin ku ato janë lindur, ku Rejhani do përlotet ende më shumë teksa kujton fëmijërinë dhe prindërit që nuk i kanë më. Në përfundim të asaj vizite, të tre do vizitojnë vàrrin e nënës së tyre të ndjerë ku dhe do luten për të.