Gylsymi duhet të vazhdojë me planin që ka marrë si urdhër nga Xhavidana. Në shërbim të atij plani, ajo i shkon Rejhanit në dhomë, duke mbajtur në duar vàrësen që ajo i ka bërë dhuratë. Gylsymi shprehet se e ka të pamundur t’a rivendosë ndonjëherë më atë vàrëse sepse i ngjan sikur të gjithë do e shikojnë me syrin që ajo mund t’a ketë vjèdhur edhe atë várëse. Sado që Rejhani përpiqet t’a bindë se po gàbohet, Gylsymi nuk heq dorë nga síkleti që pándeh se ajo várëse i jep nëse e vendos në qafë.
Gjithashtu në shërbim të planit, ajo thotë se i ka mbetur syri dhe mendja tek një tjetër várëse, që e ka parë në një argjendari dhe që i shkon në mënyrë perfekte stilit të saj. Rejhani i premton se do e marrin, menjëherë të nesërmen. Për atë natë, ajo bie të flejë, mëse e lodhur nga projekti i shkollës që nuk e ka përfunduar në mënyrën që ajo shpresonte. Emiri, ndryshe prej saj, nuk fle, por qëndron zgjuar dhe duke qenë mëse i aftë në fushën e arkitekturës, i jep një dorë të fundit projektit të Rejhanit.
Në anën tjetër ndodhet Narini me Kemalin. Ato po bisedojnë me njëri tjetrin para se të flejnë dhe mes të tjerash, Narini i tregon me buzët vesh më vesh, se si ajo e ka vendosur që në fëmijëri se do bëhej dòktoreshë kur të rritej. Ato flejnë të lumtur por në mes të natës zgjohen nga një telefonatë për Narinin, nga stafi i spítalit. Asaj i duhet të paraqítet në spítal për një operacion urgjènt dhe shumë delíkat, ndaj Kemali nuk e lë të vetme. Ai e shoqëron dhe për shkak se operacioni zgjat shumë, ai fle në divanin para sallës së operimit, duke e pritur Narinin. Pritja e tij deri në mëngjes, e lumturon Narinin.
Atë mëngjes, edhe Oja do dërgojë një dhuratë modeste për Erhanin, që punon në kompaninë e vëllait të saj. Erhani lexon dedikimin që Oja i ka lënë në pusullën e ngjitur me dhuratën dhe një buzëqeshje e madhe ia përshkon fytyrën. Paralèlisht, një tjetër çift do përjetojë një surprizë atë mëngjes. Kësaj rradhe është Rejhani, e cila do shkojë shumë e pakënaqur në shkollë, me síkletin se projekti nuk i ka dalë fare ashtu siç ajo donte. Rejhani madje heziton për t’a dòrëzuar po në çastin e fundit, e hap dhe shikon se projekti është përfunduar nga Emiri.