Narini, Kemali dhe e gjithë familja tyre vazhdojnë me lojërat e bisedat e pafundme. Në njërën prej lojërave, Narini rrëzòhet mbi Kemalin dhe pësòn një gèrvishtje të lehtë në qafë, gjë për të cilën Kemali shqètësohet dhe menjëherë gjen formën për t’ia mjèkuar. Ndërsa në bisedime, Shehrija hap temën e së kaluarës, gjë për të cilën Narini merr fjalën për të theksuar se sipas saj, e shkuara i përket vetëm të shkuarës. Ajo është e sìkletosur nga reagimi që do ketë Kemali kur t’i tregojë për Erhanin, ndaj i paraprin asaj situate.
Kemali që ende nuk di asgjë për çfarë po e thekson Narini, shpreh mendimin e tij duke thënë se e shkuara gjithmonë do marrë vend edhe në të tashmen. Si të mos mjaftonte ai sìklet që ato fjalë shkaktojnë, Oja thotë se do donte të ftonte për një darkim në shtëpinë e tyre Erhanin, që e konsideron si dòktorin që i shpëtoi jetën. Oja nuk e di se lulet dhe biskotat nga të cilat ajo është ndikuar duke pandehur se ia ka dërguar asaj, në të vërtetë Erhani ia ka dërguar Narinit. Për kërkesën e Ojsë, Kemali merr mendimin e Narinit, mbi ushqimet që Erhani preferon.
Sipas tij, Narini e di më mirë pasi Erhani ka jetuar në Azèrbajxhan dhe Narini është nga Azèrbajxhani, por ajo preferon t’i shmànget asaj teme. Sakaq, në anën tjetër, Emiri dhe Rejhani mësojnë për orë të tëra për provimin që Rejhani ka. Gjithashtu ajo përfundon projektin që do dòrëzojë të nesërmen por Xhavidana, nga urrèjtja për të, e merr projektin që ajo lë në zyrën e Hikmetit dhe e grìs e më pas e hèdh në mbèturina. Mëngjesin e të nesërmes, Rejhani panìkoset duke kërkuar projektin që ka bërë.
Atë projekt, do e gjejë Zejnebi, në koshin e mbèturinave dhe të grìsur në shumë pjesë. Para tyre, Xhavidana e nènkupton se e ka bërë ajo por Rejhani kërkon nga Zejnebi me përùlje, që Emiri të mos dijë asgjë. Atë pròblem, do e zgjidhë pikërisht Emiri, i cili në kohë rekord ka përgatitur një tjetër projekt për Rejhanin. Paralèlisht, në shtëpinë e tyre, Xhavidana po përmendet në një bisedë nga punonjësit. Seferit i shtohen dýshimet se Nigari mund t’a ketë marrë unazën e Xhavidanës dhe e pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por ajo e mohon.