Emiri nuk jeton dot i qetë pa qenë i bindur nëse analiza e ADN-së ka qenë e saktë, ndaj dhe shkon në spital që të konsultohet me drejtorin, i cili dhe e informoi mbi opsionin që analiza mund të mos ketë qenë e saktë. Emiri shkon të takohet me të për të pyetur nëse ka ndonjë formë se si mund t’a marrin vesh të vërtetën pa e ribërë atë test, por jo, nuk ka. I rraskapitur shpirtërisht, Emiri kthehet në shtëpi dhe ende më shumë sìkletoset kur e shikon Rejhanin me Gylsymin duke gatuar pranë njëra tjetrës.
Ai i shikon shumë të lumtura dhe nuk e mendon assesi që t’u thotë diçka për analizën, por menjëherë merr vendimin që t’ua ribëjë atë analizë, në fshehtësi. Fillimisht, ai merr disa fije floku nga Rejhani, të cilat i mbledh në jastëkun e saj. Më pas kërkon për pak fije flokë nga Gylsymi dhe kjo e fundit, i del përpara si me porosi. Gylsymi panìkoset pasi në atë moment, nuk e ka të vizatuar shenjën që ka pikturuar pas veshit për t’u dukur sikur është me të vërtetë motra e Rejhanit. Nga panìku, ajo këput disa fije floku.
Më pas largohet nxitimthi dhe shkujdesshëm i hedh ato flokë në tokë. Emiri i merr dhe pa humbur kohë, i dërgon në spital për t’iu bërë analiza e duhur. Sakaq, në anën tjetër ndodhet xhaxhai tij Kemali, sëbashku me Narinin dhe të dy po përjetojnë të njëjtin shqetësim, për dëshmitarin e fshehtë që gjyshi i Masallit ka siguruar për gjyqìn e kujdestarisë. Të dy i zë panìku se kush është personi që po u prìsh punë aq shumë, pas gjithë përpjekjeve që kanë bërë për t’a fituar atë gjýq kujdestarie.
Për të zbuluar se si qëndron e vërteta, ato nuk kanë asnjë formë, ndaj si zgjidhje, Narini sugjeron që thjesht të vërtetojnë martesën e tyre, para shërbimeve socìale që analizojnë të tilla situata. Teksa ato largohen nga shtëpia, në shtëpi vjen Hëzëri, i cili vijon të jetë po aq i fìksuar pas Shehrijes, sa ka qenë edhe në fillim. Tanimë ai vjen me një dhuratë që e gëzon jo vetëm Shehrijen por edhe Ojën e Masallin, sepse ai sjell një vegël muzikore popullore të traditës së vendit nga ku ato vijnë.