PREMTIMI/ Emiri surprizon Rejhanin

Rejhani ndodhet në një butik me fustana nusërie, e shoqëruar nga të gjithë personat që jetojnë në familjen e Emirit. Mes tyre, vetëm Xhavidana nuk është e lumtur dhe këtë e shpreh hapurazi, aq sa hìqet edhe sikur po alìvanoset. Ajo nuk e duron dot që edhe stafi i butikut e cilëson Rejhanin si një ndër nuset më të bukura që ato kanë parë ndonjëherë në atë vend. Ndërsa Oja, ato fjalë ia thotë edhe sepse i mendon edhe sepse dëshiron të ngàcmojë Xhavidanën, duke qenë e bindur se ajo ka gisht në ndarjen e të rinjve.

Xhavidana nuk duron dot më dhe shkon në tùalet, ku i premton vetes në pasqyrë se nuk do i lejojë ato të kenë një dasëm të bukur e të qetë, meqë i hoqën edhe autorìtetin në shtëpi. Teksa bën ato plane, Emiri vjen në butik fshèhurazi dhe e merr Rejhanin që aty, ndërsa nëna tij Xhavidana, mbetet e kyçur në tùalet, pasi brava i prìshet. Ndërkohë, fëmija tjetër i Xhavidanës, Suna, vijon të ngulmojë në planin e saj për t’u arràtisur nga klìnika dhe për këtë flet me Taxhin, i cili ngulmon se ajo nuk duhet të rrezìkojë aq shumë.

Pasi Suna betohet se do arràtiset me apo pa ndihmën e tij, Taxhi pranon t’a ndihmojë por me kushtin e vetëm që ajo fillimisht të shkojë në dasmën e vëllasë së saj. Nata bie me të shpejtë dhe vëllai saj vijon të jetë me Rejhanin, që e ka marrë me fustan nusërie nga butiku dhe po shëtisin në të gjithë qytetin. Ndërsa xhaxhai i tij Kemali dhe Narini, vijojnë të diskutojnë mbi çështjen e xhelòzisë. Kemali bindet ende më shumë se ajo ndjen diçka për të dhe Narini frìkësohet nga rràhjet e zemrës që po i ndryshojnë kur ka Kemalin pranë.

Shehrija i shikon shumë të afruar dhe lumturohet pafund, aq sa largohet për t’i lënë ato të dy të vetëm. Kemali me Narinin vendosin kufjet për të dëgjuar diçka në tabletin që kanë në dorë por kënga që shfaqet, i shton rràhjet e zemrës për Narinin, ndaj ajo largohet. E ndodhur e vetme në dhomën e tyre, ajo nxjerr kutinë e sendeve personale, që e përlòt teksa kujtimet e dërgojnë në të shkuarën, kur ajo dhe një person shumë i dashur për të po arràtiseshin nga vendi por ai kishte hùmbur jetën.