Kemali dhe Narini marrin përsipër t’a gjejnë vetë se kush është dëshmitari i fshehtë i gjyshit të Masallit. Ato mundohen në shumë forma të ndryshme por në asnjërën prej tyre nuk arrijnë dot t’a zbulojnë të vërtetën. Sapo i humbasin shpresat, Narinit i vjen një ide. Ajo sqaron mendimin e saj, se mund t’ia vërtetojnë shërbimeve socìale martesën e tyre, nëse nuk mund të mësojnë se kush është emri i fshehtë që po punon kundër tyre. Gjatë kohës që ato nuk ndodhen aty, në shtëpi troket Hëzëri.
I fíksuari pas Shehrijes, kësaj rradhe vjen me një dhuratë të madhe, me një vegël muzikore, të cilën e luan para Shehrijes, Masallit dhe Ojës. Kur kthehen në shtëpi, Kemali me Narinin e vështrojnë nga larg Ojën, e cila u duket shumë e lumtur për gjendjen në të cilën supozohet të jetë. Të dy bien dakord që të mos e ngàcmojnë fare por t’a lënë në gjendjen e saj të lirë që dhe ajo t’a marrë veten totalisht nga e gjithë kèrdia e ndodhur me Erhanin. Me të ardhur ato të dy, Oja largohet.
Ardhja e Hëzërit në shtëpinë e tyre do e gëzojë pafund Masallin, sepse ajo dashurohet me veglën muzikore popullore dhe nuk e heq nga duart, edhe në orët e vona të natës. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Emiri, i cili është shumë i dyzuar nëse duhet t’a ribëjë testin e ADN-së për Rejhanin dhe Gylsymin, apo jo. Për këtë, ai shkon të takohet me drejtorin e spítalit ku njëherë u bë ajo analizë dhe pretendon të gjejë ndonjë formë tjetër për të mësuar nëse analiza ka qenë e saktë apo jo.
Doktori me keqardhje i tregon se rruga e vetme për t’a zbuluar, është ribërja e asaj analize. Emiri kthehet në shtëpi i dérrmuar dhe ende më keq ndihet kur i shikon sëbashku duke qeshur me zë të lartë Rejhanin me Gylsymin. Megjithatë, nuk heq dorë nga qëllimi i zbulimit të së vërtetës. Me pak taktikë, ai arrin të marrë disa fije floku nga Rejhani, pa e vënë re ajo dhe si me porosi, ai shikon Gylsymin që po këput flokët e saj me gishta dhe shkujdesshëm i hedh në tokë, të cilat gjithashtu Emiri i merr.