Në mënyrë të pandalshme, Rejhani vazhdon të ndjejë dhembje, dhe njëlloj vazhdon t’i fshehë ato. Në një çast, gjendjen e saj e vëren edhe Emiri por Rejhani e bind se nuk ka nevojë të shkojnë në spital sepse gjoja i kaloi.
Ndërkohë, në shtëpinë e tyre, punonjësit po hedhin valle. Ato, sëbashku me Zejnebin, janë mëse të lumtur nga idea se Xhavidana ka ikur jashtë vendit dhe për këtë, festojnë duke përdorur gjërat e saj e duke e imituar.
Gjatë asaj kohe, Xhavidana vijon të jetë në vendin ku e ka mbyllur Xhemreja pa pikë mëshire. Minjtë e rrethojnë gjithandej dhe askush nuk e dëgjon dot që t’a ndihmojnë e t’a nxjerrin që aty. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali.
Atij i shpjegon Shehrija se si Narini nuk ka asnjë faj por ajo me Hëzërin e mashtruan që të vinte, pasi Masalli është në gjendje shumë të keqe. Sërish, Kemali nuk kthehet nga vendimi tij ndaj për të mos e lënë të vetme Narinin, Shehrija i tregon Rejhanit për divorcin e tyre dhe ajo i shkon pranë.