Narini vendos të bëjë diçka të paprìtur për të gëzuar Masallin. Për shkak se kjo e fundit është mérzitur që shoqet nuk e kanë besuar se ajo di të luajë në piano, Narini mendon të bëjnë një festë në shtëpi. Ajo thërret disa nga shoqet dhe shokët e klasës së Masallit, që Masalli të luajë piano para tyre. Festa shkon mrekullisht mirë dhe buzëqeshjet vërehen dukshëm në fytyrat e secilit prej tyre por ato buzëqeshje, do shùhen nga një trokitje dere. Pas asaj trokitjeje, qëndron Oja, por jo vetëm.
Ajo është krah më krah me Erhanin, ardhja e të cilit tanimë do shókojë edhe Kemalin. Asnjëri prej tyre nuk gëzohet aspak për atë ribashkim, edhe pse Oja po fluturon nga gëzimi. Ato japin làjmin e madh dhe të paprítur, se kanë vendosur të martohen. Ndarjen e tyre, Erhani e shpjegon duke thënë se ndonjëherë, çiftet kanë nevojë të shkëpùten nga njëri tjetri, për t’i parë gjërat më qartë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, që në qeli po pret me padurim ndonjë informacion mbi daljen e saj.
Sapo nisin t’i shùhen shpresat, një gàrdiane futet brenda në qèlinë e tyre dhe lajmëron se Rejhani duhet të bëjë gadi plaçkat e saj sepse do lírohet brenda ditës nga bùrgu. Me nxitim ajo mbledh plaçkat por para se të dalë nga qèlia, një tjetër gàrdiane sjell urdhërin për të kërkuar në çdo cep të qèlisë për një sasi lënde të ndàluar që është fshèhur diku. Paketimi i kërkuar gjendet në valixhen e Rejhanit por brenda atij paketimi, në vend të lëndëve të ndàluara, ka sheqer. Duke e marrë këtë si një kúrth të Nebahatit ndaj Rejhanit, ato marrin Nebahatin në pyetje.
Rejhani lihet e lírë, pa e ditur se shpëtimi saj është mundësuar nga Gylsymi. Kjo e fundit, ka shfrytëzuar njohjen e hershme me krahun e djathtë të Nebahatit dhe për hir të Gylsymit, ajo ka vendosur sheqer në atë paketim. Xhavidana në shtëpi, është shumë e sigurtë se Emiri do kthehet i vetëm por për shòkimin e saj, Emiri do rikthehet në shtëpi jo vetëm me Rejhanin por edhe me Gylsymin, si dy bòmbà të njëpasnjëshme për Xhavidanën. Kúrthi Xhavidanës déshton me aq dhe e gjithë familja feston lírimin e Rejhanit.