Nebahati rikthehet e fortë në qèli, ashtu si më përpara dhe duke i dètyruar të gjitha që të jenë në shërbimin e saj. Mes tyre, Haxheri i shkon pranë Rejhanit për t’i dhënë làjmin e madh se nëna saj është gjetur dhe është futur në operacion, me ndihmën e Emirit dhe për këtë, u është të dyve mëse falenderuese. Teksa Rejhani dhe Haxheri bisedojnë, Nebahati del sërish nga qèlia. Ajo shkon të takohet me Talazin, i cili i tregon planin e ri se si do zhvillohet mes tyre dhe sipas atij plani, Nebahati duhet të ndërrojë qëndrim ndaj Rejhanit.
Ajo duhet t’i shkojë pranë Rejhanit, t’ia përdorë zemrën e butë dhe t’a bindë se gjòja është penduar e kërkon të pajtohen. Nebahati ashtu bën dhe ajo pjesë e planit, mbyllet me sukses. Ndërkohë, Emiri vazhdon me kërkimet pa ndaluar për asnjë sekond. Gjatë kohës që ai, sëbashku me Zaferin bëjnë kërkime për të gjetur prova për lìrimin e Rejhanit, nëna e tij, ajo që ka shkaktuar çdo gjë, i shkon në dhomë Gylsymit për t’ia bërë gadi valixhen sepse sipas saj, i ka ardhur fundi bashkëpunimit mes tyre.
Në zarfin me para, Gylsymi vëren se paratë nuk janë të plota dhe për këtë kërkon llògari por Xhavidana ka zbritur nga marrëveshja tyre të gjithë shpenzimet që Gylsymi ka bërë me rroba të shtrenjta gjatë asaj kohe. Gylsymi kërkon të qëndrojë në shtëpi derisa Rejhani të lìrohet nga bùrgu pasi dëshiron t’a takojë të paktën edhe njëherë, por Xhavidana nuk e lejon. Kështu, Gylsymi merr valixhen në një moment kur është e bindur se nuk po e shikon askush, dhe largohet përgjithmonë nga ajo shtëpi.
Mirëpo, Gylsymi ndjen nevojën të bëjë diçka për Rejhanin para se të zhdùket nga jetët e tyre. Prandaj, ajo shkon në adresën ku ndodhet punonjësi i argjendarisë, të cilin po e kërkon Emiri prej kohësh. Ajo e fotografon nga larg dhe i dërgon Emirit fotografinë e adresën e tij. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini me Kemalin që përpiqen të luajnë që t’ia heqìn mendjen Ojës nga Erhani, por ajo vetëm sa bëhet ende më kèq. Oja shkon në dhomë dhe për të fjetur, ajo merr ilàçe. Narini dhe Kemali i shkojnë në dhomë dhe pànikosen duke menduar se ajo ka mbýtur veten me ilàçe, por për fat, gàbohen.