Emiri e ngarkon padrejtësisht Feridenë me shumë akuza kur shikon që djali tij është vendosur në shtratin e tij por Hikmeti ndërhyn dhe e sqaron që e ka lënë ai vetë. Për më tepër, i rikujton Emirit se ai nuk është një fëmijë i huaj.
Që aty, Ferideja del për të hedhur mbeturinat jashtë oborrit të shtëpisë. I fiksuari që kërkon të martohet me të, e shikon dhe tenton t’a marrë me forcë por sapo shikon Emirin, ai ia lëshon dorën dhe Ferideja bie në tokë.
Ajo përplas kokën dhe humbet vetdijen, ndërsa i fiksuari pas saj, ia mbath. Sakaq, në anën tjetër, Narini u kërkon të gjithëve që të mos shprehin keqardhje ndaj saj dhe se nuk do as që t’a ndihmojnë.
Kumruja gëzohet teksa e shikon duke vuajtur për t’i kryer vetë punët e saj por gëzimi i shuhet kur shikon Kemalin që e përqafon dhe i shpreh dashuri pa kushte, sepse tanimë Kumru e pëlqen atë për vete.