Gylsymi është shumë e panìkosur nga plani i Xhavidanës dhe brenda vetes nuk do fare që t’a dërgojë në bùrg Rejhanin por e tùndon shumë oferta e një jete komode që Xhavidana i ka premtuar. Megjithatë, panìku saj është aq i fortë, saqë sa më shumë që i afrohen argjendarisë, aq më shumë ajo dridhet dhe e humbet kontrollin tek vetja, derisa bìe pa ndjenja në momentin që ndodhen mu përpara argjendarisë. Talazi që po qëndronte në gatishmëri për hir të planit, i shikon nga larg dhe shòkohet i tëri.
Rejhani ndërkohë kërkon ndihmë për Gylsymin që pàndeh t’a ketë motër dhe në ndihmë u shkon argjendari i argjendarisë ku pretendohej të zhvillohej plani nga Gylsymi dhe Talazi. Me pak përkujdesje dhe brenda pak sekondash, Gylsymi vjen në vete por plani i saj me Xhavidanën, merr fund. Ato dètyrohen të kthehen në shtëpi, duke lënë pas edhe planin që kishte bërë Rejhani për ato të dyja. Ardhja e tyre në shtëpi, do e xhindosë pafund Xhavidanën, ndërsa Gylsymi shkon menjëherë në dhomën e saj.
Ajo ka nevojë të pushojë, pasi alivànosja saj ishte e vërtetë. Rejhanit i mbetet mendja tek ajo dhe përhumbet fare duke menduar se çfarë mund të bëjë, se çfarë mund të ketë personi që e mendon si motrën e saj. Emiri e shikon dhe e kupton gjendjen e saj, ndaj e ngushëllon, duke i premtuar se çdo gjë do rregullohet e do bëhet më mirë. Në momentin që ato flasin për Gylsymin, Xhavidana i shkon asaj në dhomë për t’a krìtikuar por kur Gylsymi shfàjësohet duke thënë se është alivànosur me të vërtetë, Xhavidana e përqèsh gjendjen e saj.
Ajo largohet nga dhoma vetëm kur Gylsymit i vjen në dhomë Rejhani. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, të cilën Kemali e gjen me sytë e mbyllur duke fjetur nga lodhja e tepërt në spìtal dhe për një moment, nuk e mban veten dhe e puth në ballë, gjë që Narini e ndjen. Edhe kur zgjohet, Narini nuk e flet aspak atë moment, për të mos e vënë në sìklet Kemalin. Ditën tjetër, në punë, ajo mirëpret Rejhanin me Gylsymin. Kësaj të fundit i bëhen anàlizat dhe sipas dyshìmeve të Narinit, Gylsymi ka epìlepsi.