Askush nuk arrin t’a bëjë dot të lumtur Masallin, apo t’a bëjë të flasë, ndaj fshehurazi, Shehrija shkon tek Narini për të kërkuar ndihmë por ajo ngulmon se tanimë është momenti që Masalli të lidhet më tepër me babanë e saj, Kemalin.
Atë takim e mëson edhe Oja, e cila e telefonon Narinin vetëm për t’a fajësuar e për t’a bërë të ndihet keq por Narini vendos të parën Masallin dhe shkon në shtëpinë e tyre. Ai që do e ndalojë takimin, do jetë Kemali, i cili i flet si mos më keq.
Narini largohet mes lotësh nga shtëpia por së paku, Masalli e shikon nga dritarja që ajo ishte aty, për të. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, që del nga shtëpia pas telefonatës lajmëruese të Jonxhës, e cila për fat, nuk i është bindur Jonxhës.
Rejhani po shkon me të vërtetë për tek një surprizë e Emirit. Ky i fundit, ka blerë një shtëpi për Merjemin dhe Hasanin, gjë që i përlot të gjithë. Merjemi përpiqet shumë t’a kthejë mbrapsht atë vendim, por nuk ia del dhe Emiri i dorëzon çelësat.