Rejhani kthehet në shtëpi me Gylsymin, secila në dhomën e tyre por në dhomën e Gylsymit do futet edhe Xhavidana. Ajo kërkon me ngulm që plani të vazhdohet menjëherë, edhe pse Gylsymi përpiqet t’a shtyjë për më vonë. Me urdhër nga Xhavidana, Gylsymi bind Rejhanin dhe ato sëbashku dalin nga shtëpia për të blerë vàrësen që gjòja i ka ngelur në mendje. Xhavidana për hir të atij kùrthi ka bashkëpunuar me Gylsymin, Talazin dhe shitësin në argjendarinë e caktuar, të cilin e ka paguar Talazi për bashkëpunim.
Rejhani me Gylsymin shkojnë në argjendari dhe shitësi, fshèhurazi, fut një unazë me diamant në çantën e Gylsymit, duke e ngàtërruar me atë të Rejhanit. Pronari i argjendari e vëren mungesën e unazës së veçantë të koleksionit të tij dhe menjëherë ngre alàrmin se dikush ia ka marrë. Një ekip pòlicor që ndodhet pranë tyre ndërhyn në çështjen në fjalë dhe gjejnë në çantën e Gylsymit unazën. Mes lòtësh, Gylsymi menjëherë nis të thotë se ajo nuk ka fare gisht në krìmìn për të cilin po akùzohet por megjithatë, vajzat i dërgojnë në kòmisariat.
Për Gylsymin vendoset mbajtja në qèli por Rejhani nuk e pranon dhe ngulmon se ajo është e pafàjshme. Për shkak të sjelljes së Rejhanit, edhe ajo mbahet në qeli, ndërsa làjmi me të shpejtë shkon në shtëpi, tek Emiri. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, të cilës i shkon për vizitë një pacìent ende më i veçantë se Rejhani me Gylsymin që ishin në mëngjes. Ai është Kemali, i cili e surprizon duke i shkuar pranë por në dorë mban përgjigjet e pahapura të anàlizave që ka bërë dhe kërkon që Narini t’ia lexojë.
Për ngàcmim, Narini, teksa lexon anàlizat, thotë se sapo e kuptoi për herë të parë se ai paska një zemër. Të qeshurat mes tyre i afrojnë edhe fizikisht me njëri tjetrin, gjë që e shikon Erhani në fshèhtësi, kur u fut në zyrë pa trokitur. Ai largohet pa e parë njeri, ndërsa Kemali pret për përfundimin e turnit të Narinit. Kur përfundon, ato futen në makinën e Kemalit me buzëqeshje, të cilat do ia ngrijë një person i àrmàtosur që i rrèmbèn të dy. Mes lòtësh, Narini fàjëson veten duke menduar se i ka rrèmbýer Xhaferi por Kemali nuk e lejon të fàjësojë veten.