Emiri nuk i afrohet assesi fëmijës së tij. Sa herë që e shikon apo e dëgjon, atij i kujtohet vetëm vdekja e Emirit dhe pavarësisht përpjekjeve të Hikmetit dhe Ojës, ai nuk pranon as t’a prekë me dorë.
Si të mos mjaftonte, Emiri e mbyll me çelës dhomën që sëbashku me Rejhanin kishte përgatitur për fëmijën e tyre, duke mos lejuar që atë t’a fusin brenda. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini.
Ajo mbetet pa fjalë nga vizita e motrës së saj, Kumru, aq sa edhe nuk e fton brenda por zemërgjerësia e Kemalit do e marrë Kumrunë brenda shtëpisë. Ai e fton e më pas i lë vetëm për vetëm motrat.
Gjatë gjithë kohës, Kumru aktron, që të futet në zemrën e Narinit dhe të përfitojnë nga pasuria në të cilën Narini për momentin jeton. Para se të largohet, Kumru fshehurazi merr kartën e Kemalit ku shkruhet numri tij personal.