Xhavidana mbetet rrugëve duke kërkuar ndihmë, por pa përgjigje nga askush. Ndërkohë, personi që ia shkaktoi gjendjen, Xhemreja, po tenton t’ia mbathë nga shtëpia Talazit sepse ka frikë reagimin e tij por ai vjen dhe vetëm e përgëzon.
Ndërkohë, personi që Xhavidana u përpoq të shuante, Rejhani, bisedon mes lotësh me Melikenë, e cila i kërkon me ngulm që t’i tregojë Emirit për situatën ndërsa Rejhani refuzon, duke shpresuar se përgjigjet e analizave do jenë pozitive.
Atë natë, shoqja saj Narini lë mënjanë krenarinë dhe shkon në shtëpinë e Kemalit, për hir të Masallit, por jo vetëm. Shehrija me Hëzërin që binden në dashurinë e tyre, vendosin të bëjnë shumë plane për t’i ribashkuar ato të dy.
Mëngjesin e të nesërmes, doktoresha telefonon Rejhanin për t’i thënë se do e vizitojnë në shtëpi për përgjigjet e analizave. Melikeja e kupton se ato do vijnë me lajmin e rëndë por Rejhani shpreson se ato po vijnë për të kërkuar falje, me idenë që analizat e para kanë qenë gabim.