Gjithë situatat e krijuara rreth e rrotull Narinit, bëjnë që ajo të bindet se nuk mund të jetë dot as bashkëshorte për Emirin dhe as nënë për Masallin, ndaj dhe heq dorë nga martesa. Sado që përpiqet, Kemalli nuk e bind dot.
E gjithë nata kalon me lot për të tërë, përveç Kumrusë. Sakaq, po atë natë, në anën tjetër, Oja tenton të heqë nga puna Feridenë por nuk e lejon Feriti, gjë që e bind Ojën se diçka po lind mes tyre ndaj dhe e paralajmëron Feridenë.
Oja i betohet se do i ketë gjithmonë sytë mbi të, ndaj le të bëjë kujdes. Por, mëngjesin tjetër, Ojës do i duket sikur gjërat po i shkojnë kundër. Fillimisht, e gjithë familja vëren se si djali i Emirit pushon vetëm në krahët e Feridesë.
Më pas, duke marrë shkas nga ajo që shikon Hikmeti me sytë e tij, ai vendos që nga ai moment e tutje, Ferideja të ulet në të njëjtën sofër me to dhe gjithashtu, le të vendosin bashkarisht një emër për djalin e Emirit.