PREMTIMI/ Narini i kërkon Kemalit të martohet me motrën e saj

Songyli largohet nga shtëpia e Hikmetit edhe pse ky i fundit i kërkon të qëndrojë. Ajo shkon në shtëpinë e saj, duke qenë e bindur se pas disa orësh, Hikmeti do e telefonojë duke i kërkuar të rikthehet, dhe ashtu ndodh.

Sakaq, Emiri me Feridenë vetëm sa afrohen më tepër. Kjo e fundit, merr një telefonatë nga Xhavidana që e rrezikon marrëdhënien e saj me Emirin por për fat, Emiri nuk e zë duke biseduar me të. Përkundrazi, ai i kërkon ndjesë asaj.

Emiri tregon se tanimë i beson, edhe pse mendonte që asnjëherë më nuk do i besonte njeriu. Teksa ndihet keq kundrejt tij, Ferideja mendon t’i rrëfejë të vërtetën por nuk e gjen dot guximin për t’a bërë.

Në krahun tjetër ndodhet Kemali me Narinin. Kjo e fundit, ndikohet së tepërmi nga gjendja e Kumrusë. Ajo arrin në atë pikë sa t’i kërkojë Kemalit të martohet me Kumrunë që Kumru të mos vdesë e trishtuar por Kemali kundërshton prerazi.