Gylsymi merr një kèrcènim shumë të vërtetë dhe të frìkshëm nga Xhavidana, e cila e frìkëson aq shumë saqë e zgjon natën nga gjumi duke i dalë në màkthet që përjeton. E tmèrruar nga idea se çfarë mund t’i bëjë Xhavidana asaj, Gylsymi gjen prehje të shkojë pranë Hikmetit, sepse edhe ai është pjesë e tortùrave që Xhavidana ka ushtruar. Edhe pse e di se ai nuk do flasë, Gylsymi e pyet se si ka arritur të martohet me të, me një grua që nuk ka mëshìrë as ndaj të rriturve por veçanërisht edhe ndaj fòshnjeve, fëmijës së djalit të saj.
Djali i saj, Emiri, gjatë asaj nate, qëndron zgjuar sepse sikleti i çështjes së Gylsymit nuk e lë të flejë. Rejhani zgjohet dhe kur shikon që ai nuk ka fjetur fare, çuditet, por Emiri e justifikon veten në një formë të besueshme. Në anën tjetër ndodhet një tjetër person që nuk fle dot dhe ajo është Narini. Njëherë tenton t’i tregojë Kemalit të vërtetën mbi kèrcènimin e Ojës por nuk e bën dot dhe heq dorë. Si zgjidhje të asaj situate, Narini mendon të ftojë në shtëpi Ajnurin, shoqen nga Azèrbàjxhani që ka qenë edhe shoqe e Erhanit.
Sipas Narinit, Oja është verbuar nga dhìmbja dhe mund të mos i besojë asaj por Ajnurit mund t’i besojë. Kështu, Narini ballafaqon që atë natë Ajnurin me Ojën, ku kjo e fundit përlòtet ende më shumë kur dëgjon se sa njeri nègativ ka qenë Erhani, gjatë gjithë viteve që ato e kanë njohur. Oja qàn në supin e Narinit duke e bërë atë të besojë se është bindur në pafajësinë e saj por të nesërmen në mëngjes, Oja zhgènjyeshëm paraqitet në gjyqìn e kujdestarisë së Masallit, duke i shkaktuar Narinit një godìtje të paprìtur.
Ndërkohë, në shtëpinë e tyre, Shehrijes i shkon Rizai me një grua që e prezanton si të fejuarën e tij. Shehrija shòkohet por edhe i fton brenda, ku shumë shpejt, zonja përballë saj ndèz një dèbat nga ku nis t’a quajë Shehrijen të shèmtuar dhe shumë plakë. Pas atyre fjalëve, Rizai thotë se e ka prìshur fejesën pasi nuk ecën dot përkrah me një grua që i flet në atë formë Shehrijes. Kjo e fundit shòkohet ende më shumë ndërsa Rizai me gruan tjetër dalin nga shtëpia dhe përgëzojnë njëri tjetrin për aktrimin që bënë.