PREMTIMI/Narini refuzon ftesën e Kemalit për të jetuar bashkë

Kemali merr në shtëpi Masallin sëbashku me Narinin, në duart e të cilës e ka zënë gjumi. Oja i del menjëherë kundër ardhjes së Narinit por Kemali nuk e lejon të flasë dhe i thërret të gjithë në sallon për t’u sqaruar të vërtetën e martesës.

Shehrija me Hëzërin shokohen kur mësojnë se ato kanë qenë brenda një martese të rreme për hir të Masallit por përtej tyre, Kemali e fton Narinin të jetojë sërish me to, duke u akomoduar në dhomën e mysafirëve tani që u tha e vërteta.

Narini e falenderon por nuk e shikon të arsyeshme, ndaj me lejen e Kemalit, vetëm do e vizitojë rregullisht aty Masallin. I vetmi person që nuk e beson atë që thotë Kemali, është Shehrija. Përballë Narinit, ajo flet me dorë në zemër.

Ajo thotë me bindje të plotë se në sytë e tyre reflektohet dashuri reciproke ndaj nuk i intereson se ato e quajnë martesë formale. Larg tyre është një tjetër dashuri e vërtetë, ajo e Emirit me Rejhanin por kjo e fundit vendos t’ia mbajë të fshehtë të vërtetën e jetës së saj dhe të fëmijës së tyre.