Shehrijes i del sërish përpara Hëzëri dhe ajo i thotë me kèqardhje që tanimë ka kaluar koha e saj për dashuri, sepse ka një djalë të rritur e të martuar, por Hëzëri nuk i pranon ato fjalë dhe ngulmon se dashuria tyre ka nevojë të ketë një shans të fundit. Gjatë asaj kohe, një tjetër dashuri po lulëzon. Ajo është dashuria mes Taxhit dhe Sunës, ku kjo e fundit merr ende guxim nga fjalët e tij se një ditë do mund të ecë dhe për këtë bën ushtrime, ndërsa Taxhi e ndjèk në fshèhtësi dhe me admirim kur ajo bën ushtrimet.
Por kësaj rradhe Suna e shikon dhe e ndalon atë për të biseduar. Mëse e lumtur që ai ka shkuar vetë pranë saj, ajo buzëqesh me shpirt dhe bisedon për pak me të, derisa nga larg i vështron një tjetër person. Ai person është pikërisht Xhavidana, ndaj dhe Taxhi largohet pa e takuar fare atë. Xhavidana e pyet se kush ishte por Suna refuzon t’i tregojë të vërtetën dhe thotë se ajo nuk e njeh atë, ndaj nuk ka përse ia prezanton. Në ato momente, në një vend tjetër po zbatohet një plan i Xhavidanës.
Ai është plani i frìkshëm për Xhemrenë, të cilin personi që ka marrë paratë, e zbaton pa hezituar. Sakaq, djali i saj Emiri, i bën të paprìturën Rejhanit, duke u futur në klasën e saj si profesor. Ai e ka marrë atë propozim prej kohësh por e pranoi pikërisht tani, që edhe Rejhani të provonte xhelòzinë dhe ia del me sukses sepse vajzat e klasës së saj, çmènden pas tij. Ndërkohë, shoqja e Rejhanit do përballet me një të paprìtur të madhe.
Teksa ndodhet në shtëpinë e Kemalit duke ngrënë me këtë të fundit, ajo merr një telefonatë nga një numër i panjohur. Në telefon është pikërisht ish i dashuri i saj i dikurshëm, Erhani. Sapo Narini përgjigjet në telefon, Erhani thotë vetëm fjalët “unë jam”, duke shkaktuar kështu një trònditje të madhe tek Narini, të cilës në ato momente i kujtohet direkt momenti kur Erhani i ka dhënë në dorë dy unazat e fejesës së tyre.