E gjithë familja e Emirit kujdeset maksimalisht për Rejhanin, që është shtatzënë. Në atë përkujdesje merr pjesë edhe Xhavidana, ndonëse plani i saj i vërtetë është t’a hèqë qafe fëmijën para se të vijë në jetë. Për të mos rënë në sy dhe që askush të mos dyshojë tek ajo kur të realizohet plani, Xhavidana hiqet si shumë e merakosur për Rejhanin, gjatë tërë kohës. Pasi përfundojnë mëngjesin dhe shpërndahen në dhoma e punë të ndryshme, Rejhani shkon në kuzhinë të marrë diçka në njërin prej dollapeve.
Duke mos e mbërritur dot për shkak të gjatësisë, ajo merr një karrige. Xhavidana e shikon nga pas, të hipur mbi karrige dhe mendon se është rasti perfekt për të shpëtuar, duke e hedhur që aty. Sapo zgjat duart për t’a realizuar planin mìzor, nga pas vjen Nigari, e cila nuk e shikon aspak se çfarë po bën Xhavidana por tmèrrohet nga guximi i Rejhanit për të rrezìkuar aq shumë shtatzëninë. Ajo e ndihmon të zbresë dhe i thekson sa e rëndësishme është të ketë kujdes edhe në detaje të vogla.
Rejhani e falenderon dhe shkon të ulet në sallon pranë Gylsymit dhe Zejnebit, por Xhavidana nuk heq dorë nga përpjekjet. Ajo përgatit lemonata për të gjithë, duke hedhur pak dozë hèlmi në gotën e Rejhanit dhe duke e nxitur që të pijë me të gjithë njëherazi, Xhavidana e bën që t’a pijë, por shumë pak, sepse Rejhani është shumë e ndjeshme ndaj aromave dhe menjëherë e heq nga duart. Sakaq, në anën tjetër ndodhen dy persona që gjithashtu janë gëzuar shumë për atë shtatzëni.
Ato janë Shehrija dhe Taxhi, të cilët gjithashtu do marrin pjesë në surprizën që do i bëjnë Rejhanit me videot e mbledhura me urime. Ndërkohë, Kemali kupton se Narini ndihet në siklet të kthehet në shtëpi dhe për të mos i lënë asaj asnjë justifikim për të përdorur, ai qëndron në spital derisa Narini mbyll turnin dhe sëbashku largohen që aty. Sapo mbërrijnë në oborrin e shtëpisë, ato shikojnë të moshuarin e dashuruar pas Shehrijes që ka ardhur për të kërkuar një tjetër shans, ndaj Kemali e mirëpret në shtëpi për propozimin që ai do i bëjë Shehrijes.