Xhemreja futet në dhomën ku ndodhet Xhavidana por nuk hakmerret dot ndaj saj sepse ajo pranon çdo akuzë dhe thotë se meriton t’i ndodhë çdo e keqe. Pas atyre fjalëve të shoqëruara me lot, Xhemreja largohet në heshtje.
Ndërkohë, Emiri që Xhemreja dashuron, ndodhet me Feridenë duke përgatitur gjatë gjithë natës një dhuratë prej druri, për djalin e tij Jigitin. Të nesërmen në mëngjes, ato kthehen në shtëpi me dhuratë.
Ndërsa në shtëpi ndodhet Songyli me Hikmetin. Oja e vëren se Songyli po i vardiset Hikmetit, ndaj u vihet nga pas fshehurazi kur ato dalin. Sakaq, Kumru vazhdon planet e saj djallëzore.
Nga xhelozia për Kemalin, ajo u tërheq të gjithëve vëmendjen duke bërë si e sëmurë, që fokusi i tyre të jetë tek ajo dhe jo tek Narini por sado që përpiqet, nuk funksionon.