Ferideja dëgjon në një telefonatë që Emiri do shkojë të përleshet sërish me Reshitin. Ajo tenton t’a ndalojë por Reshiti u vjen përpara shtëpisë dhe takohet vetë me Feridenë fillimisht. Sado që ajo i kërkon t’a lërë të qetë, ai nuk pranon.
Për më tepër, sapo u shkon pranë edhe Emiri, Reshiti gënjen duke thënë se ato janë të dashuruar dhe askush nuk duhet t’u ndërhyjë. Ferideja përpiqet t’a kundërshtojë por Emiri nuk e dëgjon. Ai madje, e ofendon shumë.
Emiri e quan atë person pa karakter ndaj dhe Ferideja, në heshtje, bën gadi plaçkat e saj për t’u larguar. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Munevveri, e cila ia kreh flokët Narinit teksa kjo e fundit pandeh se po flet me Shehrijen.
Kumru e prish atë moment nga xhelozia, ndërkohë që paralelisht Kemalit i prishet morali pasi bën mbledhjen me doktorin për Narinin dhe ai nuk fare shpresa për rikthimin e shikimit të saj.