Oja vendos të largohet, duke qenë e bindur se ai largim i përkohshëm do e shërojë mjaftueshëm sa për t’u kthyer në një gjendje ende më të mirë se ç’ka qenë përpara dhe në atë vendim, e përkrahin të gjithë. Oja, tanimë shumë më e qetë, largohet për të përgatitur valixhen e saj, ndërsa Narini vëren Masallin që qëndron në një qoshe, e mèrzitur. Ajo i shkon pranë për të kuptuar ku është pròblemi, por Masalli nuk flet, ndaj Narini vetëm i propozon gjëra që mund t’a gëzojnë.
Pasi i propozon të luajnë në piano, Masalli tregon se është mèrzitur pasi një shoqe klase i ka thënë se ajo nuk ka vesh për muzikë. Narini ia hèdh poshtë ato mendime duke u ulur sëbashku para pianos e duke e mësuar se si të krijojë muzikë sa më të këndshme. Kemali i lë të vetme por nga një qoshe, i vështron me vëmendje se si Narini përpiqet që ndërmjet mësimit të pianos, t’i japë Masallit edhe mësime për jetën. Ai nuk u reziston dot gjatë por u shkon pranë dhe për hir të Masallit që këmbëngul, Narini i jep disa mësime pianoje edhe atij.
Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Rejhani, që me padurim po pret në qèli që dikush t’i sjellë làjmin e lìrimit të saj, sepse Emiri i është vènë nga pas ish punonjësit të argjendarisë që u bëri kèrdinë. Haxheri i shkon pranë Rejhanit për t’i shprehur lumturinë e madhe që ndjen për lìrimin e saj, duke thënë se as për veten nuk do ishte gëzuar më tepër, por ndërkohë që ato i gëzohen làjmit që presin, Nebahati me krahun e saj të djathtë po i bëjnë gjèmën Rejhanit, me planin që ka përgatitur Talazi.
Plani tyre është që të fusin një sasi të vogël lënde të ndàluara në valixhen e Rejhanit, në mënyrë që ajo të mos mund të lìrohet nga bùrgu por në momentin që ajo tenton t’a bëjë këtë gjë, Rejhani e zè dhe ajo nuk e realizon dot planin por jùstifikohet me një gènjeshtër të çastit për faktin që ishte me duar në valixhen e Rejhanit. Për këtë të fundit, vijon të mundohet Emiri, sëbashku me Zaferin. Kur punonjësi ia mbàth, Emiri vrapon pas tij derisa e zè dhe e merr në një shtëpizë të bràktisur ku e rrèh që ai të flasë, por më kòt, ai nuk flet asgjë.