Menjëherë pas largimit të Rejhanit nga zyra e Narinit, kjo e fundit do ketë një tjetër pacìent. Në mënyrë të paprìtur, Kemali i shkon asaj për kontroll, duke thënë se dëshiron të kontrollohet edhe pse nuk ka pasur ndonjë ankèsë. Kontrolli i përgjithshëm që i bëhet Kemalit, tregon që çdo gjë është në rregull me të por për t’a ngàcmuar, Narini thotë se për herë të parë po shikon që ai e paska një zemër. Ato qëndrojnë shumë pranë njëri tjetrit, gjë që do e shikojë paprìtur edhe Erhani që futet në zyrë pa trokitur dhe pa e parë njeri, edhe largohet që aty.
Narini përfundon turnin dhe del nga spìtali sëbashku me Kemali por sapo futen në makinë, trònditen nga àrmà që u vihet në kokë, nga një person i panjohur që u është futur në makinë. Nën prèsionin e àrmève, ai arrin t’i dërgojë në një vend ku ka planifikuar t’i mbajë pèng, dhe ashtu bën. Edhe pse Kemali i lutet t’a lërë Narinin e t’a mbajë vetëm atë, rrèmbyèsi sërish nuk pranon. Me t’u larguar ai, Narini nis të fàjësojë veten, duke pàndehur se është ndonjë person nga Azèrbajxhani, nga familja e màfìozit të quajtur Xhafer.
Kemali nuk e beson diçka të tillë por i thekson Narinit se edhe nëse është ashtu, ajo nuk ka përse ndihet fare në fàj. Në anën tjetër ndodhet Gylsymi, të cilës i shkon pranë Xhavidana që t’a vazhdojnë planin menjëherë. Ndonëse Gylsymi i përgjèrohet t’a lënë për një ditë tjetër, Xhavidana nuk pranon dhe thekson se do të mbarojë punë sa më shpejt. Kështu, Gylsymi bind Rejhanin dhe sëbashku shkojnë në argjendarinë ku është planifikuar i gjithë kùrthi kùndër Rejhanit, që ajo të përfundojë në bùrg.
Talazi ka blerë me para punonjësin e argjendarisë, i cili në një moment, fut në çantë fshèhurazi një unazë me diamante, duke pàndehur të jetë çanta e Rejhanit por në të vërtetë është e Gylsymit. Prònari vëren mungesën e unazës dhe i denòncon menjëherë në pòlìci. Unaza gjendet në çantën e Gylsymit por Rejhani i beson lòtëve të saj kur thotë se nuk e ka bërë ajo. Vajzat dërgohen në kòmisariat, ku Rejhani reagon ashpèr duke mbrojtur të motrën, prandaj e pràngosin edhe atë, duke i mbajtur të dyja në qèli.