Nebahati është e vendosur t’a dënòjë Rejhanin për gjithë sjelljen e saj në atë qèli, ndaj ngrihet në mes të natës dhe me një thìkë në dorë tenton t’ia prèsë asaj fytin, por e bùrgosura e sëmùrë e shikon dhe e ndalon Nebahatin. Pasi sigurohet se Nebahati është larguar, e sëmùra i kërkon Rejhanit që të jetë më e mprehtë e të shikojë para, mbrapa e anash, pasi sùlmi mund t’i vijë nga secila anë. Ajo natë kalon me aq ndërsa të nesërmen, Emiri që ndodhet në anën tjetër, bën çdo gjë për t’a takuar Rejhanin, jo vetëm ai por të gjithë.
Për planin që ai ka në mendje, do i duhet edhe ndihma e Narinit. Në ato momente, Narini po tenton sërish pajtimin e Kemalit me motrën e tij, Ojën, por sipas Kemalit, pas letrës mizòre që ajo ka shkruar për të, ai nuk do e lëvizë gishtin fare. Narini e lë me aq përpjekjen e saj dhe largohet për në spìtal, që të zbatojë planin me Emirin. Emiri ka sjellë në spìtal babain e tij Hikmetin, ndonëse ai nuk ka pasur asnjë përkèqësim. Duke përdorur gjendjen e tij të sëmùrë, Narini ka bërë një rapòrt mjèkësor të rrèmë ku shkruan se Hikmeti është buzë vdèkjes.
Ndërmjet atij rapòrti, ato shpresojnë që të bindin autoritet e duhura në bùrg që Rejhani të shoqërohet në spìtal, ashtu e pràngosur dhe me ofìcerët e polìcisë, por sa për t’a takuar dajën e saj, Hikmetin. Që làjmi të jetë i besueshëm, në atë rrèng me qëllim të mirë, do bjerë edhe Kemali me Ojën. Ato qàjnë në supin e njëri tjetrit duke menduar se Hikmeti po vdès dhe me të shpejtë shkojnë në spìtal, ku në zyrën e saj, Narini ua shpjegon se gjithçka ishte një plan i bërë me Emirin për hir të Rejhanit.
Ato shprehen se Narini duhet t’u kishte treguar më përpara që po bënin një lojë të tillë por Narini thotë me buzëqeshje se atëherë, ato të dy do vazhdonin të zemërùar dhe nuk do ishin pajtuar. E fundit që merr vesh làjmin e sajùar të Hikmetit, është Rejhani. Nebahati irrìtohet shumë që Rejhani do mundet të vizitojë njerëzit e saj dhe tenton t’a plàgosë me thìkë kur Rejhani shkon në tùalet, por vajza e sëmùrë sërish e shpëton dhe Rejhani largohet shëndoshë e mirë për në spìtal, ku dhe do takohet me të gjithë e do mësojë se Hikmeti është mirë.