PREMTIMI/ Rejhani ka një parandjenjë të pàkëndshme për dasmën e saj

Shehrija mendon se Kemali dhe Narini po kalojnë një nga periudhat e tyre më të bukura të dashurisë, ndaj vendos të largohet për fare nga shtëpia atë natë, duke marrë shkas që nuk është as Oja dhe as Masalli. Por, ndryshe nga çfarë pretendon të bëjë me largimin e saj, ai largim, e ndan ende më shumë Narinin nga Kemali. Ajo kýçet në dhomë, me kutinë e sendeve sèkrete dhe mban në duar unazat e martesës që ka pasur me personin që ka humbur në mënyrë të paprìtur, teksa arràtiseshin. Ai kujtim, ende e përlòt atë.

Për shkak se vdèkja e tij i kishte ardhur tepër e paprìtur, tani ajo ka frìkë të dashurojë sërish, me idenë se i njëjti fat mund t’i përsëritet dhe dhìmbja është mëse e papërbàllueshme  tanimë. Për të qenë sa më larg Kemalit dhe mundësisë që ato të dashurohen me njëri tjetrin, Narini i flet atij si mos më kèq. Madje atë natë, ato flejnë në dhoma tërësisht të ndara, meqë janë vetëm. E megjithatë, të dy i zë gjumi duke menduar për njëri tjetrin, ngjarjet që kanë kaluar së bashku si dhe çfarë mund të ndodhë mes tyre.

Në anën tjetër është shoqja saj e vetme por shumë e ngushtë, Rejhani, e cila ka kaluar një ditë të tërë me Emirin dhe surprizat e tij, derisa në mbrëmje, ai e kthen pranë nënës së qumështit, nënë Hatixhesë. Rejhani pàndeh se ajo është në gjumë, ndaj mbyllet në dhomën e saj, duke përqafuar mes lòtësh fotografinë e nënës së ndjerë. Rejhani derdh lòt gëzimi për drejtësinë që u vu në vend duke e ribashkuar atë me Emirin por edhe lòt trìshtimi që nuk e ka asnjërin prej prindërve për të festuar atë ditë të gëzueshme për të.

Por surprizat për Rejhanin nuk mbarojnë me aq. Ajo çuditet dhe lumturohet pafund kur nënë Hatixheja e fton në sallon, ku ka bërë përgatitjet e duhura për ritualin e mbrëmjes së kënàsë, që shënon edhe fundin e beqarisë për të. Lòtët që i rrjedhin Rejhanit, nuk ia shkakton vetëm ajo por edhe prezenca e Emirit, që nuk e lë në asnjë hap të vetëm. Pas asaj nate aq të veçantë, vjen menjëherë dita e madhe e dasmës dhe për t’u përgatitur, Rejhani shkon që herët në mëngjes në shtëpinë e Emirit, por një parandjenjë e kèqe nuk do e lërë atë të qetë.