Xhavidana, Emiri dhe Oja trokasin në derën e Hatixhesë, ku me pëshpëritje, Xhavidana mëson se Nigari nuk e ka kryer misionin që i ka ngarkuar. Ajo madje e ofèndon, gjë që bën që Nigari të bëjë një hàkmarrje të vogël, duke hedhur kripë në kafenë e Xhavidanës. Por, lumturinë e asaj nate do e prìshë Xhavidana, e cila kërkon nga Rejhani që ajo të firmosë një kontratë martesore para se të kërkojnë dorën e saj. Të gjithë shòkohen dhe i dalin kùndër por Xhavidana thekson se brenda një viti ato janë ndarë dhe kanë ndodhur shumë gjëra.
Sipas Xhavidanës, ajo, si një nënë, duhet të sigurohet se pasuria e familjes nuk do cënòhet nëse ato do ndahen sërish dhe ngulmon se nëse ato janë të bindur në dashurinë dhe martesën e tyre, atëherë nuk do e kenë pròblem sepse nuk do ndahen ndonjëherë. Rejhani e firmos por Emiri e kùndërshton aq hapurazi, saqë e grìs letrën. Para të gjithëve, ai kërkon vetë dorën e Rejhanit nga nënë Hatixheja, që gjithashtu e quan tùrp atë që bëri Xhavidana. Gjatë asaj kohe, motra tij Suna, merr në telefon Taxhin.
Ajo i bën atij kërkesën më të paprìtur, duke i thënë se nëse me të vërtetë e do lumturinë e saj, atëherë duhet t’a rrèmbèjë që aty ku ndodhet, nga klìnika. Brenda në shtëpinë para të cilës po qëndron Taxhi i shòkuar, ndodhet Narini. Ajo është shumë e nèvrikosur me sjelljen e Jonxhës, të cilën e krìtikon vetëm me vete, se si mund t’i vàrdiset një burri të martuar. Por Jonxha tani e ka konfirmuar se ai nuk është i martuar, prandaj e shton ende më shumë guximin dhe dozën për t’iu afruar Kemalit.
Narini do e dëgjojë në një bisedë telefonike ku Jonxha i kërkon personit tjetër që t’a gènjejë Kemalin për orarin e mbledhjes, t’i thotë një orar më herët, që të ketë kohë për të qëndruar vetëm për vetëm me të. Në atë moment, Narini e ballafaqon, i thotë se e di mjaft mirë qëllimin e saj në atë shtëpi dhe duhet t’i vijë tùrp nga vetja për çfarë po bën, sepse ai është bashkëshorti saj. Ato fjalë do e bllòkojnë tòtalisht Jonxhën, jo vetëm nga ballafaqìmi paprìtur por edhe sepse Kemali e dëgjon të gjithë debàtin.