Rejhani nuk reziston dot dhe i tregon Melikesë mes lotësh se çfarë i kanë thënë doktorët. Melikeja, sado që pikëllohet, arrin edhe t’i japë shpresë duke i thënë se mund të jetë bërë ndonjë gabim, ndaj duhet t’i ribëjnë analizat.
Sëbashku por pa i thënë Emirit, ato shkojnë në spital dhe para doktoreshës së Rejhanit, kërkojnë ribërjen e analizave. Ndonëse ajo këtë e shikon thjesht si humbje kohe, pranon t’ia bëjë, që Rejhani të shuajë çdo dyshim.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet shoqja saj Narini, e cila merr një telefonatë nga Shehrija. Kjo e fundit, i kërkon të mos e lërë territorin bosh sepse dadoja e re më shumë po interesohet për Kemalin sesa për Masallin.
Paralelisht, Talazi përpiqet shumë derisa e zgjon Xhavidanën por me t’u zgjuar, ajo e akuzon atë si fajtor dhe betohet se do e vrasë, ndaj ai e hedh në mes të baltës dhe largohet, duke e lënë atë të vetme.