Xhavidana dhe Talazi fàjësojnë njëri tjetrin për situatën, ndërsa Talazi merret me punonjësin e argjendarisë, të cilit i jep një dorë të mirë parash, që ai të zhdùket pa humbur fare kohë. Gjatë asaj kohe, për atë punonjës po flet edhe Rejhani. Përballë saj qëndron Emiri, të cilit ajo i tregon se punojësi asaj argjendarie i është dukur i dyshímtë dhe i ka lënë një shije të pákëndshme nga sjellja e tij, ndaj dhe i lutet që t’a invèstigojë atë si person veçmas. Sa për Gylsymin, Rejhani betohet se ajo është e pafàjshme.
Ajo i sqaron Emirit se nuk po flet as me emocione dhe as me naívitet por Gylsymi ka qenë pranë saj në çdo çast, ndaj nuk ka se si dyshòn që ajo t’a ketë vjédhur unazën e diamantit. Emiri zotohet t’a invèstigojë vetë ngjarjen por shitësi i argjendarisë ka lënë punën. Prònari i asaj argjendarie nuk e shikon aspak si të dyshìmtë që ai e la punën pikërisht një ditë pas vjèdhjes. Emiri i ofron atij trefishin e çmimit të unazës vetëm që t’a tërheqë mbrapsht denòncimin por ai nuk pranon dhe e cilëson Emirin si arrògant për ofertën që i bëri.
Koha kalon dhe për Gylsymin vendoset gjykími në gjendje të búrgosur. Emiri i shkon pranë Rejhanit dhe e nxjerr nga qèlia, duke shprehur shumë kéqardhje që nuk e líroi dot Gylsymin por edhe duke sqaruar se nuk po e bràktisin atë. Në atë moment, Rejhanit i kujtohen fjalët e Gylsymit se ajo nuk jeton dot brenda në bùrg por vdès dhe para syve, Rejhani ka momentin kur Gylsymi u dridh në mes të rrugës dhe rà pa ndjenja. Duke ndjèkur instiktin e motrës, Rejhani kërkon falje nga Emiri por kthehet në kómisariat.
Para shefit të pòlicisë, ajo thotë se do e ndryshojë deklaratën që ka bërë pasi unazën në çantën e Gylsymit, e ka futur ajo vetë. Teksa Emiri shikon duarlídhur Rejhanin që nuk e shpëton dot, Kemali kupton se nuk e shpëton dot Narinin nga rrèmbyèsi i tyre, i cili në pamundësi parash për t’a operuar gruan në spítal, e ka sjellë në atë vend që t’a operojë aty Narini. Kjo e fundit i përgjèrohet të mos e dètyrojë për diçka të tillë sepse edhe nëse operimin e kryen me sukses, zonja mund të vdèsë nga infèksioni. Kemali gjithashtu ofrohet të paguajë paratë e operimit por ai nuk pranon dhe e kèrcènon Narinin me jetën e Kemalit.