PREMTIMI/ Rejhani shòkohet nga rrëfimi i Narinit

Rejhani ndjen dhèmbshuri për gjendjen e Zejnebit dhe i qëndron pranë duke i kënduar ninullë, si të ishte nëna e saj. Emiri i shikon nga larg por nuk gjen dot guxim që t’u afrohet, pasi ndihet shumë i tùrpëruar nga veprimi i nënës së tij. Ninullën e Rejhanit do e ndëpresë Narini, e cila vjen për të biseduar me të, që të rrëfejë për herë të parë gjithçka lidhur me Erhanin. Rejhani shòkohet e tëra por edhe e kupton heshtjen e Narinit që ende nuk ka gjetur guximin e duhur për t’i treguar Kemalit.

Gjatë kohës që ato flasin, Kemali po mendon për Narinin, ashtu si dhe Erhani. Ky i fundit, e ngàcmon me një tjetër mesazh, ku i rikujton se nuk do heqë dorë nga ajo, asnjëherë, derisa t’a bindë në dashurinë e tij. Narini, qartazi i përgjigjet duke i thënë se nuk ka asnjë interes mbi ndjenjat e tij, mjafton që ai t’i qëndrojë larg. Pasi rikthehet në shtëpi, Narini qëndron përballë Kemalit dhe provon t’i tregojë edhe njëherë të vërtetën për Erhanin, por një tjetër ndërprerje do i ndalojë. Çaste më vonë, një postier do trokasë në derë.

Ai sjell një buqetë me trëndafilë të kuq dhe një pako me biskota, të cilave u është bashkangjitur një letër nga Erhani. Për fat, ai ka përmendur vetëm emrin e tij, jo të Narinit. Por, ai fat i Narinit do kthehet në një fatkèqësi për Ojën, e cila pàndeh t’ia ketë sjellë asaj dhe entuziasmohet së tepërmi, aq sa fillon të mendojë edhe për një të ardhme me dòktor Erhanin. Narini ndihet si mos më kèq për të, por nuk di si t’i japë fund asaj situate. Ditën tjetër, në shtëpinë e Emirit, tortùrat për Zejnebin do vazhdojnë.

Vetëm Nigari dhe Melikeja e shikojnë me sytë e tyre se çfarë i bën Xhavidana Zejnebit por Nigari ndjen kèqardhje më të madhe, pasi Zejnebi po akùzohet për diçka që e ka bërë ajo. Seferi e shikon Nigarin duke ngushëlluar Zejnebin dhe shòkohet i tëri pasi nuk është veprim fare i pritshëm nga Nigari. Ai afrohet pranë për të zbuluar se çfarë po ndodh, ndërsa Nigarit i shpëton nga goja çmimi i unazës, duke thënë se Xhavidana po e tòrturon të gjòrën për 30 mijë lìra. Në çast, ajo kupton se çfarë tha, dhe e devijon situatën.